10 qytetet më të bukura për të vizituar në 2019’ën

10

Meknes, Marok

Meknes ndodhet në pjesën veriore të Marokut dhe është një qytet me vepra të mahnitshme të së kaluarës së tij imperialiste. Ky qytet është si një gurë i fshehur që nuk tërheq akoma një sasi të madhe turistësh, si qytete të tjera.


Ky destinacion që po bëhet i famshëm shumë shpejtë. Meknes ka vetitë më të mira e të dy botëve. Një qendër historike, e cila është Medina dhe një qendër moderne, e cila është “Villa Nouvelle”. Bab El Mansour është një ngushticë e zbukuruar e cila u krijua rreth viteve 1732 dhe është një panoramë që nuk duhet ta humbisni.


9

Zadar, Kroaci

Ky qytet i bukur në bregdetin e Dalmacisë është i njohur për monumentet e saj romake, kishat mesjetare dhe vibrimin e tij kozmopolit.


Aty mund të endeni në rrugët prej mermeri në vitin 2019 dhe patjetër duhet të vizitoni “organin e detit” dhe “përshëndetjen e diellit”. Këto janë dy vepra artistike popullore, që ndërveprojnë me tingujt dhe panoramën e zonës


8

Seattle, SHBA

Seattle është një nga qytetet më të bukura dhe të pëlqyera të Amerikës. Gjithmonë ky qytet ka diçka për ti ofruar çdokujt. Ju mund të vizitoni vitrinën origjinale të rrjetit të njohur të kafeneve “Starbucks” ose të shëtisni nëpër qendrën tregtare “Pike Place Market”.


Dhe sigurisht një xhiro në majën e “Space Needle” është vërtet e domosdoshme.


7

Dakar, Senegal

Dakar është një nga destinacionet më të famshme për të udhëtuar në vitin 2019. Dhe kjo për shumë arsye, Dakari është kryeqyteti i Senegalit. Është një port në një gadishull i cili rrethohet pothuajse nga të gjitha anët nga Oqeani Atlantik.


6


Mexico City, Meksikë

Qyteti i Meksikës ka përparuar në vitin 2019. Ky qytet ka rifreskuar infrastrukturën e tij të vjetër, por dhe hapësirat publike. Kjo sjell si rezultat që skenat kulinare dhe kulturore të shpërthejnë.


5

Kathmandu, Nepal

Kryeqyteti i Nepalit malor ofron rrugët e nxehta të qytetit. Ushqime të përzgjedhura nëpër lagje popullore si dhe luginën e Katmandu-së në lulëzim e sipër.


Sipas legjendave budiste kjo luginë është ndërtuar në shtratin e një lumi të shenjtë dhe tanimë është një larmi e qyteteve me rrugët e mbushura plotë me punime artizanale Nepaleze.


4

Miami, Florida, SHBA

Majami njihet për jetën e natës me kuzhinën mahnitëse nëpër plazhet e shtrira. Në këtë mënyrë shëndërrohet në një konkurrent të pa rezistueshëm për turistët.


Nëse nuk ju pëlqejnë festat dhe jeta e natës, atëherë mund të vizitoni kafshët ekzotike të ishullit Jungle ose veprat e artit dhe antikitetit në muzeun “Vizcaya Museum and Gardens”.


3

Novi Sad, Serbi

Novi Sad është një destinacion për çdo vizitor, i cili kërkon një udhëtim unik në 2019-ën. Ky qytet është krejtësisht i çuditshëm me kafenetë në natyrë, festat muzikore dhe sheshet e mëdha të qytetit.


Një nga gjërat pozitive për këtë qytet është se ka një fortesë që ndodhet në majë të një kodre dhe nga aty vëzhgon lumin e danubit.


2

Shēnzhèn, Kinë

I vendosur pranë shtratit të lumit Pearl, Shënzeni u zhvillua shumë shpejtë në një nga metropolet më të dashura të Republikës së Kinës. Miliona njerëz kanë emigruar në këtë qytet që prej vitit 1980 dhe tashmë aty janë vendosur shumë korporata të mëdha.


Ajo që tërheq vëmendjen e turistëve janë kryesisht pazaret në këtë qytet. Gjithashtu turistët tregojnë shumë interes për qytetin Komercial “LUOHU”, i cili është një qendër kolosale me projektime të mëdha.


1

Copenhagen, Danimarkë

Revista Lonely Planet e ka quajtur Kopenhagën “Epitomë e të ftohtit skandinav”. Megjithëse ishte një destinacion i preferuar turistik për shumë vite me radhë, në vitin 2019 është transformuar në një qytet më të mrekullueshëm për t’u vizituar.


Kopenhaga është një qendër arkitekture e mrekullueshme. Plotë me lulishte, por ia vlen të nënvizojmë portin grafik të “Nyhaven Harbour”. Kopenhaga po rinovon të gjitha qendrat e saj klasike, si Jaegersborggade, e cila ishte një rrugë e rrezikshme, por falë investimeve lokale tanimë është një qendër me restorante, bare dhe galeri.


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu