Connect with us

Azia

22 të vdekur nga sulmet Izraelite në Siri

Published

on

22 të vdekur nga sulmet Izraelite në Siri

Numri i viktimave gjatë sulmeve izraelite kundër pozicioneve të ushtrisë Siriane dhe asaj të Iranit, ka arritur në 22. Pjesa dërrmuese ishin ushtarë Iranianë. Sulmi me raketa u zhvillua në orët e para të mëngjesit të ditë së hënë.


22 të vdekur nga sulmet Izraelite në Siri POST

Në shënjestër të këtyre sulmeve ishin depot e raketave dhe municioneve të ushtrisë Iraniane, të cilat gjenden në afërsi të Damaskut. Gjatë sulmeve janë sulmuar dhe pozicione të mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë Siriane në afërsi të kryeqytetit dhe në pjesën jugore të vendit.

Gjithsej janë regjistruar 15 të vdekur nga të cilët 12 ishin anëtarë të ushtrisë Iraniane, tre të tjerë nuk ishte arritur të identifikohen. Gjatë sulmeve Izraelite ishin vrarë dhe 6 anëtarë të forcave ushtarake Siriane.

Sipas ushtrisë Izraelite, sulmet kishin goditur pozicione që i përkisnin forcave «Al Kudd», të cilat janë trupat speciale Iraniane.

Izraelitët kishin goditur dhe strukturat më të rëndësishme të transportimit të tyre në Siri, në aeroportin e Damaskut. Gjithashtu ishte goditur dhe një qendër stërvitjesh si dhe një qendër për mbledhjen e informacionit.

Forcat Izraelite kishin goditur dhe disa batalione ushtarake të mbrojtjes antiajrore të Sirisë, të cilat lëshonin me dhjetëra raketa kundër avionëve Izraelitë.

Goditjes e ditës së hënë ishin ndër sulmet më të rëndësishme izraelite që nga fillimi i luftës së Sirisë në vitin 2011. Gjatë këtyre sulmeve është dëmtuar rëndë dhe një pistë në aeroportin internacional të Damaskut.

Izraeli ka deklaruar se këto goditje ishin realizuar si kundërpërgjigje për lëshimin e një rakete Iraniane në territorin Izraelit. Forcat e armatosura Izraelite kishin sulmuar dhe një autokolonë që transportonte armë që kishin destinacion furnizimin e forcave Iraniane dhe  atyre të Hezbollahut.  


Më të lexuarat