Connect with us

Bota

5000 persona në radhë për të shpëtuar një 5 vjeçar

Published

on

5000 persona në radhë për të shpëtuar një 5 vjeçar featured

Rreth 5000 persona kanë qëndruar në radhë pas thirrjes për analiza dhe për ti dhuruar qeliza burimore 5 vjeçarit nga Britania Oscar Saxelby Lee.  Vogëlushi po lufton kundër sëmundjes së kancerit. Gjatë muajit dhjetor ishte zbuluar se ai vuante nga një kancer i rrallë agresiv i cili quhet Leukemia akute limfoblastike.

Menjëherë pas diagnozës, vogëlushi 5 vjeçar kishte filluar kimioterapinë, ndërkohë që i ishte nënshtruar dhe 20 transfuzioneve të gjakut. Megjithatë, mjekët kishin këshilluar prindërit se fëmija duhet të bënte patjetër transplantim të qelizave burimore brenda tre muajve.

5000 persona në radhë për të shpëtuar një 5 vjeçar.

Pikërisht atëherë, shkolla e Oscar-it bashkë me prindërit e tij kishin filluar një fushatë për mbledhjen e parave për realizimin e kimioterapive. Ata i kishin bërë thirrje popullit për të ndihmuar vogëlushin e vogël nga Britania e Madhe.

Befasisht, rezultati ishte akoma më i madh nga sa pritej. Përafërsisht 5000 njerëz ishin përgjigjur kësaj thirrje duke formuar një radhë të gjatë njerëzish të cilët ishin aty për të ndihmuar. Madje, ata kishin pritur në shi për të bërë analizat dhe për të mësuar nëse do të kishin mundësi të ndihmonin vogëlushin e vogël.

Institucioni që kishte marrë përsipër analizat e kampionëve deklaroi se rekordi i mëparshëm i kandidatëve dhurues ishte 2.200 njerëz. Siç bëhet e ditur deri në muajin prill do të organizohen disa organizime të tilla në qytetet Birmingham dhe Worcester.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat