Connect with us

Australia

Adoleshentja kishte kryer vetëvrasje pasi ishe përdhunuar në grup

Published

on

adoleshentja kishte kryer vetëvrasje pasi ishe përdhunuar në grup

Një nënë e pikëlluar nga Australia, kishte zbuluar një letër të cilën ja kishte lënë vajza e saj para se të kryente vetëvrasje. Katër vite pas ngjarjes tragjike që kishte tronditur banorët e asaj zone.

Cassidy Trevan i kishte dhënë fund jetës së saj në Dhjetor të vitit 2015. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe! Vetëvrasjes e kishte kryer dy vite pas përdhunimit të saj nga një grup të rinjsh, në Viktoria të Australisë.

Mamaja e saj, Linda Trevan, duke përshkruar atë që i kishte ndodhur, kishte deklaruar se dhomën e vajzës e kishte lënë si ishte, nuk e kishte prekur fare pas vdekjes së saj. Ajo kishte zbuluar letrën e saj rastësisht teksa po pastronte dhomën për tu transferuar në një tjetër shtëpi.

Bëhet fjalë për letrën e dytë të saj, kjo letër kishte pesë faqe dhe përshkruante përbuzjen që kishte përjetuar vite të tëra pas përdhunimit. Ajo ishte përdhunuar nga dy të rinj në një shtëpi.

«Sinqerisht do ta bëj këtë në mënyrë që të më lënë të qetë. E gjithë shkolla dëgjon histori për mua, ashtu dhe profesorët. Njerëz që nuk më njohin, më shkrujnë në Facebook se jam k***. Ndërrova shkolla, ndërrova shtëpi dhe akoma më përbuzin», shkruante ajo në letër.

Pastaj vazhdonte: « Wellington deklaron se nuk toleron përbuzjen por kjo shkollë nuk ka bërë asgjë për mua. Akoma edhe pasi u kishim folur për këtë bashkë me mamanë time. Akoma edhe Policia kishte kontaktuar me ta», shkruante ajo në letrën që kishte lënë pas.

Sivjet ajo do të bëhej 19 vjeçe. Asnjë nga përdhunuesit e saj nuk u akuzua kurrë. Policia deklaroi se detektivët kishin folur me të për më shumë se 20 herë, por ajo kishte frikë se autorët do ta ndëshkonin përsëri.


Më të lexuarat