Connect with us

Mbretëria e bashkuar

Aeroplani ishte nisur për në Dyseldorf dhe kishte përfunduar në Edinburg

Published

on

Aeroplani ishte nisur për në Dyseldorf dhe kishte përfunduar në Edinburg

Aeroplani ishte nisur për Dyseldorf dhe kishte përfunduar në Edinburg të Skocisë. Sipas informacioneve faji nuk ishte i pilotit por gjithçka kishte patur lidhje me planin e fluturimit që ishte paraqitur. Ky plan fluturimi lajmëronte pilotët dhe ekuipazhin se destinacioni i tyre ishte Edinburgu.

Pyotr Pomienski, student në Imperial College të Londrës kishte dhënë intervistë për CNN International në lidhje me aventurën e tij. Në këtë aeroplan ndodhej dhe e dashura e tij Soja Szabo. «Pashë në Fligtradar se aeroplani ndodhej në veri në vend që të ndodhej në jug. Unë supozova se ishte bërë një gabim deri sa u ulëm në Edinburg».

E dashura e tij tha se kishte kuptuar se diçka nuk ishte në rregull në momentin që kishte vërejtur nga dritarja dhe kishte parë male në vend të fushës Gjermane.

Shumë shpejt të gjithë pasagjerët e kësaj linje e kishin kuptuar se diçka nuk kishte vajtur siç duhej dhe se destinacioni i tyre ishte Gjermania. Ata kishin filluar të bisedonin me njëri tjetrin dhe kishin konstatuar se destinacioni i tyre ishte Gjermania.

Kur kishte ardhur ora për të fluturuar përsëri për në destinacionin e tyre, ishin pyetur se kush kishte si destinacion Gjermaninë. Të gjithë kishin ngritur duart lart.

Piloti u kishte kërkuar falje për gabimin dhe shqetësimin e krijuar, duke i informuar se do të bëhej mbushja me karburant dhe pastaj do të fluturonin për në Dusseldorf. Të shumtë ishin ata që e kishin marrë me shaka këtë çështje por disa të tjerë nuk kishin kuptuar asgjë pasi ja kishin futur gjumit.

Kompania kishte kërkuar falje për gabimin por nuk dihet akoma se çfarë dhurate do të bëjë tek klientët e saj për vonesën e shkaktuar.


Më të lexuarat