Connect with us

Europa

Aeroplani përballet me erërat e forta gjatë uljes në aeroport

Published

on

Aeroplani përballet me erërat e forta gjatë ulje në aeroport featured

Pilotët janë të stërvitur dhe mund të ulen akoma dhe në situatat më të vështira, sidomos kur fenomenet natyrore janë ekstremisht të ashpra. Imagjinoni një aeroplan në ajër i cili goditet ashpër nga erëra të cilat kanë një shpejtësi kërcënuese. Ose më mirë imagjinoni sikur të ishit në këtë aeroplan si pasagjer. Do të ishte tmerr i vërtetë pasi shanset që të mbijetosh nga një aksident ajror janë pothuajse zero, vetëm një mrekulli bën punë në raste të tilla.

Siç e thamë më lart pilotët stërviten për të fluturuar në raste ekstreme por ajo që do të shikoni në videon e këtij artikulli një aeroplan goditet nga erëra ekstreme. Pilotët dinë dhe se kur duhet të dorëzohen për të kthyer situatën në favor të tyre.

allet me erërat e forta gjatë ulje në aeroport post

Videoja tregon një aeroplan të British Airways i cili ishte detyruar të devijonte pasi po përballej me goditje të forta ere në brigjet jugore të Evropës. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë.

Linja BA42 ishte planifikuar të nisej nga aeroporti Heathrow, në orën 8:25 p.m dhe të ulej në Gjibraltar rreth orës 12:20 p.m. Megjithatë, ai ishte ulur në Malaga të Spanjës pas një udhëtimi aventuresk.

Siç mund ta vini re qartë, aeroplani realizon disa manovrime të papara në ajër duke luftuar me rrymën për të mos u rrëzuar.

Aeroplani përballet me erërat e forta gjatë uljes në aeroportin e Malaga-s

Richard Walley, personi që kishte filmuar videon tha për CNNi: «Punoj në port, i cili ishte i mbyllur gjatë ditës së hënë për shkak të erërave të forta. Unë po rrija në zyrën time kur dëgjova zhurmën e fortë të motorëve të aeroplanit. Menjëherë vrapova dhe dola jashtë dhe pashë një aeroplan që po bënte disa manovrime të çuditshme».



Përfaqësuesi i British Airways deklaroi për CNNi se pasagjerët ishin shëndosh e mirë dhe se kompania po përpiqet të gjejë një mënyrë që pasagjerët të vazhdojnë fluturimin e tyre për në Gjibraltar pa vonesë.

«Për shkak të erës së fortë në zonën e Gjibraltarit, pilotët tanë vendosën të ulen në Malaga për arsye sigurie», deklaroi kompania ajrore.

Kompania British Airways kishte kërkuar ndjesë nga klientët e saj për ndërprerjen e fluturimit. Ajo tha: «në asnjë moment nuk rrezikohej siguria juaj. Siguria e klientëve tanë është gjithmonë për ne prioriteti më i lartë».

Aeroplan që kishte kaluar këtë aventurë është një Airbus A320 dhe mban 100-240 pasagjerë, sipas kompanisë.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat