Connect with us

Bota

Ajo e goditi 13 herë me thikë ndërsa ai i propozoi në gjykatë

Published

on

Ajo e goditi 13 herë me thikë ndërsa ai i propozoi në gjykatë featured

Me sa duket dashuria është komplet e verbër. Një femër nga Rusia, gjatë një sherri me bashkëshortin e saj e ka goditur atë 13 herë me thikë.

Gjyqi i femrës në fjalë mori një kthesë të papritur, pasi viktima e sulmit i bëri dhe propozim për martesë në sallën ku ajo po gjykohej. Madje ai i lutej prokurorit të mos dërgonte prapa hekurave të dashurën e tij.



Ajo gjatë dëshmisë së saj në gjykatë deklaroi se nuk kishte qëllim të vriste bashkëshortin e saj, duke vënë në dukje se ishte e dehur në momentin e incidentit. Rrethanat e të cilit nuk janë qartësuar akoma.

«Sakuri», të cilit ju desh të shtrohej tre javë në spital, u kishte thënë gjykatësve se synonte të martohej me femrën që e kishte therur 13 herë. Madje ata kishin caktuar dhe datën e martesës.

Sipas mediave Ruse gjykatësi kishte shtyrë marrjen e vendimit për në seancën e ardhshme.

Prokurori nga ana e tij ka kërkuar burgosjen e saj për të paktën gjashtë vjet nën akuzën «sulmim i qëllimshëm që vuri në rrezik jetën e bashkëshortit të saj».


Më të lexuarat