Connect with us

Bota

Ajo ra në koma dhe kur u zgjua kishte lindur një fëmijë

Published

on

Ajo ra në koma dhe kur u zgjua kishte lindur një fëmijë e

Një adoleshente që kishte rënë në koma pasi kishte vajtur për të fjetur me dhimbje koke, u zgjua katër ditë më vonë dhe zbuloi se kishte lindur një vajzë të shëndetshme. Tetëmbëdhjetë vjeçarja, Ebony Stevenson, nga Oldam-i i Britanisë, as që i kalonte nëpër mend që ishte shtatzënë.

Sipas mjekëve, foshnja fshihej gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë sepse adoloshentja vuante nga një sëmundje gjenetike, pasi ajo kishte dy mitra.


Ajo ra në koma dhe kur u zgjua kishte lindur një fëmijë postw

Për këtë arsye ajo vazhdonte të kishte menstruacione ndërsa foshnja zhvillohej në mitrën e pasme. Gjithashtu, ajo nuk kishte asnjë shenjë dalluese, barku i saj ishte normal, deri ditën që kishte filluar të ndihej e sëmurë. Ajo kishte pësuar disa kriza të vazhdueshme dhe kishte rënë në koma.

Ajo ra në koma dhe kur u zgjua kishte lindur një vajzë të shëndetshme

Tetëmbëdhjetë vjeçarja, e cila studion për fizioterapiste, ishte zgjuar me 6 dhjetor duke patur në krahët e saj një bebe të shëndetshme. Ajo tha se kjo përvojë, për të ishte “absolutisht surreale”.

«Ndihesha sikur kisha një eksperiencë jashtë trupit tim», tha ajo. Pasi kishe kaluar shokun e parë, pagëzoi vajzën e saj me emrin Elodie.


Ajo ra në koma dhe kur u zgjua kishte lindur një fëmijë featured

Mjekët, pasi i kishin bërë të gjitha analizat ndërsa ajo ishe pa vetëdije, zbuluan se krizat ishin për shkak të preeclampsisë. Ata kishin lajmëruar mamanë e saj dhe i kishin thënë se duhej të bënin operacion cezar.

«Edhe pse ajo kishte këmbëngulur se ajo nuk ishte e mundur të ishte shtatzënë, mjekët ishin të sigurtë se ishte. U trondita kur pashë një fryrje në stomakun e saj» tha mamaja e saj,  e cila ishte bërë gjyshe nga njëri moment në tjetrin.

Mjekët besonin se për shkak të krizave, foshnja ishte spostuar dhe papritur kishte filluar të duket prezenca e saj. Sapo ishte zgjuar, doktorët i kishin vënë në krahë foshnjën e saj.

«Tani mund të duket e tmerrshme por unë u kërkova atyre ta merrnin. Isha e tronditur, isha pothuajse e sigurtë që kishin bërë gabim. Megjithatë, mamaja më shpjegoi gjithçka dhe pastaj më dhanë përsëri beben që ta mbaja siç duhej për herë të parë. «Edhe pse ndihesha e tronditur dhe e shokuar, ishte një moment i bukur», tha 18 vjeçarja.


Më të lexuarat