Turqia do të vetëmbrohet akoma edhe nëse tentohet ti rrëmbehet një guralec i vetëm
Foto nga ceremonia e diplomimit të 43 pilotëve të rinj. Ministri Turk i Mbrojtjes ndodhet në mesin e ushtarakëve të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Burimi Kokpit/TR.

Gjatë një fjalimi që kishte realizuar në ceremoninë e diplomimit të 43 pilotëve të rinj, Akari kishte përmendur se Turqia do ti përgjigjej çdo provokimi. Sidomos atyre në hapësirën detare të Turqisë. Ai personalisht kishte theksuar se Turqia respekton sovranitetin e vendeve fqinje por ajo do të kundërpërgjigjej nëse do të ishte e nevojshme.

Ministri Turk i ishte referuar dhe stërvitjes «Atdheu i kaltër». Ai kishte paralajmëruar shtetet fqinje që të tregoheshin të kujdesshëm pasi në të kundërt «Turqia do të kundërpërgjigjej».

«Asnjeri të mos tentojë të provojë vendosmërinë tonë në mbrojtjen e të drejtave dhe drejtësisë. Fakte që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe bilaterale nëpërmjet historisë. Ne jemi të vendosur në këtë kauzë.

Ne e kemi treguar vendosmërinë tonë dhe asnjeri të mos dyshojë se nuk do të bëjmë, pavarësisht vullnetit tonë të mirë. Ne do të bëjmë atë që nevojitet për të mbrojtur të drejtat dhe drejtësinë tonë. E drejta jonë është se: «do të kundërpërgjigjemi», vuri në dukje ai.

Turqia është e gatshme të kundërpërgjigjet nëse cënohet sovraniteti i saj në egje

Hulusi Akar deklaroi se Turqia është në favor të dialogut në çdo nivel dhe po kryen vazhdimisht bisedime me fqinjët e saj. Paralelisht, ai deklaroi se Turqia është e gatshme të përgjigjet në rast se do të sfidohej sovraniteti i saj.

«Ne jemi të hapur për dialog. Jemi pro një dialogu të gjerë në çdo nivel. Në momentin që flasim po zhvillohen negociata në çdo nivel. Ditët e ardhshme presim të fillojnë bisedimet ndërmjet komisioneve. 

Shpresojmë dhe dëshirojmë që në këto bisedime të tregohet një përpjekje për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, në mënyrë dhe metoda paqësore. Ky është vullneti ynë. Megjithatë, asnjeri të mos tentojë të përbuzë vullnetin tonë. Në përpjekjen tonë për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore.

Askush të mos tentojë të jepet pas provokimeve dhe sfidave. Dua që ta dinë të gjithë se çdo veprim armiqësor nuk do të anashkalohet pa përgjigje. Për paqen dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, është shumë e rëndësishme për të gjithë që ta njohin mirë këtë detaj. Ne i kushtojmë rëndësi kësaj çështje dhe presim nga të gjitha palët të përkushtohen në të njëjtën masë».


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu