Connect with us

Greqi

Akis Dhimitriadhis: Manolis Kukuras nuk është vrasës

Published

on

Akis Dhimitriadhis avokati i mbrojtjes deklaron për mediat se Manolis Kukuras nuk është vrasësi

Mohon të gjitha akuzat nëpërmjet avokati të tij Akis Dhimitriadhis 20 vjeçari Manolis Kukuras.  Argumenton se nuk ishte ai që vrau Elena Topaludhin.  Këmbëngul se Shqiptari e bëri dhe po përpiqet t’ia faturojë për të lehtësuar pozicionin e tij. Shqiptari e vrau atë por ma hedh mua!

Manolis Kukuras
Manolis Kukuras

Nëpërmjet avokatit të tij, kërkoi dhe mori 48 orë afat për të përgatitur dëshminë e tij. Deklaroi se dhe ai është viktimë në këtë çështje.

Sapo të mbarojë hetimi i tij paraprak nga policia detare ai do të thërritet në hetuesi për të dëshmuar mbi ngjarjen dhe detajet e saj. Që në orët e para të mëngjesit ishin mbledhur përpara policisë detare qytetarë nga disa zona të Rodhos me qëllim për të lënduar 2 autorët e ngjarjes brutale.

Kufoma e Elena Topaludhit

Akis Dhimitriadhis deklaroi se klienti i tij refuzon të gjitha akuzat

Më tej ai vijon përsëri: “Kërkuam 48 orë afat për tu njohur me t gjitha dëshmitë që ka mbledhur Policia detare. Si rrjedhojë ne gjendemi në pritje. Deri tani janë mbledhur disa fakte konkrete. Deri tani nuk është plotësuar lënda e dosjes për tu dërguar pranë hetuesisë në mënyrë që ky proces të vijojë më tej”. Dhe shtoi gjithashtu që pritet të ketë kontradikta midis dëshmive të dy të arrestuarve.

Pyetjes se nëse 20 vjeçari ndodhej në banesën e tij në Lindhos në momentin e ngjarjes. Akis Dhimitriadhis ju përgjigj duke pohuar që i riu gjëndej në vendin e ngjarjes në shtëpinë e tij në Lindhos.

Lindhos - Rodhos
Lindhos – Rodhos

Ishte në Pefkus. Por sot nuk do të realizohet rindërtimi i ngjarjes. Vetëm nëse kjo i kërkohet të akuzuarit të dytë për të treguar vendin kuka hedhur rrobat e viktimës, deklaroi zoti Dhimitriadhis.

Më ka përshkruar disa detaje. Por, nuk do të flas më tepër para se të jepet dhe dëshmia zyrtare. Shtoi më tej Akis Dhimitriadhis i cili nuk pranoi të argumentojë se përse kufoma e studentes u gjend pa rrobat e saj.

Kjo është një çështje penale por duhet të respektojmë imazhin e studentes së ndjerë. Duke bërë të ditur se çdo gjë që ka lidhje me detajet e ngjarjes do pasqyrohet në dosjen penale shtoi Akis Dhimitriadhis.

Akis Dhimitriadhis
Akis Dhimitriadhis

Në lidhje me kohën që u thërrit për të dëshmuar pranë policisë detare Akis Dhimitriadhis deklaroi

Nuk njoh nëse pikërisht është thërritur. Unë dje në mbrëmje kërkova të informohem mbi lëndën e dosjes e cila nuk ishte e plotësuar. Sot në momentin që më erdhi lënda kërkova afat 48 orë

Akis Dhimitriadhis tha gjithashtu që nuk ishte Manolis Kukuras ai që ngiste automjetin i cili transportonte studenten në Lindhos. I akuzuari Grek argumenton se ja kishte dhënë makinën shokut të tij shqiptar.

Gjykata

Makina ishte e babait të klientit tim. Klienti im nuk ngiste automjetin n fjalë por ja kishte dhënë atë Shqiptarit i cili transportonte studenten në Lindhos me të. Dhe nuk e di se prej sa kohësh njiheshin bashkë të akuzuarit.

“Gjithçka do marrë përgjigje në kohën e duhur. Duhet të bëhet kujdes për sa i takon trajtimit të çështjes” nënvizoi ai !

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report