Connect with us

Azia

Akrepi tmerron pasagjerët e “Lion Air” gjatë udhëtimit

Published

on

Akrepi tmerron pasagjerët e Lion Air gjatë udhëtimit featured

Një tmerr të vërtetë kanë përjetuar pasagjerët e Lion-Air në Indonezi kur kishin parë një «vizitor të rrezikshëm» mbi kokat e tyre.

Një grua kishte hapur raftin e bagazheve dhe kishte gjetur aty një akrep. Menjëherë ishte shkaktuar panik dhe pasagjerët e një aeroplani Boeing 737 ishin trembur nga vizitori i padëshirueshëm. Imagjinoni veten tuaj në një pozicion të tillë, madje në ajër.



Ata kishin ngritur kokat dhe kishin vënë re një akrep gjigand, i cili po bënte xhiro mbi kokat e tyre. Pjesa më e tmerrshme ishte gjatë komunikimit të Kompanisë ajrore. Ata deklaruan se: «kompania jonë po heton mbi kotë incident, sipas videos ngjan më shumë me merimangë dhe jo me akrep».

Pjesa më e çuditshme e kësaj ngjarje është se pas uljes së aeroplanit, vendimmarrësit e kompanisë nuk kishin arritur të gjenin akrepin.


Më të lexuarat