Connect with us

Europa

Alarm për goditje terroriste në Barcelonë

Published

on

Alarm për goditje terroriste në Barcelonë

Sipas informacioneve 17 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të policisë në Barcelonë për të kapur një celulë terroristësh. Ekzistonin informacione se kjo skuadër personash po përgatiste një sulm terrorist. Këtë lajm e ka transmetuar një agjenci franceze duke cituar si burim Policinë provinciale të Katatonisë.

Dhjetë persona janë arrestuar gjatë një operacioni antiterrorist i cili u zhvillua në qytetet e Barcelonës dhe Igualad-ës gjatë orëve të mëngjesit.



Personat e dyshuar me sa duket kishin planifikuar një sulm terrorist por operacioni i policisë ka arritur të parandalojë planet e tyre. Këtë deklaratë ka lëshuar përgjegjësi i brendshëm në gjirin e qeverisë Katalane.

Një përfaqësues i policisë Katalane ka thënë se të gjitha arrestimet ishin kryer në Barcelonë, por ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi profilin apo shtetësinë e autorëve.

Në këtë operacion morën pjesë mbi 100 trupa të policisë. Operacioni në fjalë kishte filluar gjatë orës 06:00 të mëngjesit dhe u zhvillua në kuadër të akuzave për vepra terroriste dhe krijimit të bandës kriminale.

Policia ka hetuar gjithsej në gjashtë vende të ndryshme në Barcelonë dhe Igualada. Sipas një fotoreporteri të agjencisë franceze në vendngjarje ndodheshin forca të shumta policore të cilat i kishin fytyrat të mbuluara me maska.

Ata ishin fokusuar përpara dy ndërtesave në të cilat u kryen kontrolle të rrepta. Gjatë përfundimit të kontrolleve këto forca kanë dalë nga këto ndërtesa duke marrë dhe disa thasë me vete, të cilët i kishin sekuestruar.

Barcelona ndodhej në gjendje alarmi gjatë festave të krishtlindjes dhe vitit të ri pas një informacioni nga SHBA-ja për një sulm të mundshëm.


Më të lexuarat