Aleksandër Lucaj flet për herë të parë nga burgu grek, Jam i pafajshëm, vajzën e vrau greku

Aleksandër Lucaj ka thyer heshtjen e tij dhe ka dhënë një intervistë nga burgu i Grebenesë, ku mbahet pasi është  një nga të akuzuarit kryesorë për vrasjen e Elena Topaludhit në Rodhos të Greqisë.

Nëntëmbëdhjetë vjeçari shqiptar ndodhet i burgosur bashkë me shtetas grek, 21 vjeç, për vrasjen e Elena Topaludhit. Aleksandri dha një  intervistë për kanalin grek STAR. Kjo intervistë ishte transmetuar në edicionin qendror të lajmeve të kanalit në fjalë.

Pasi ishte pyetur se si kishte reaguar pas lajmit se Greku po përpiqej t’ja hidhte gjithçka atij përsipër, ai ishte përgjigjur: « Nuk më intereson aspak se çfarë thotë greku. Unë kam avokatin tim».

Babai i Elena Topaludhit nga ana e tij deklaroi:

«E vërteta për ne është çështje morale. Ata të dy në bashkëpunim bënë atë që bënë. Nëse dëshirojnë, le të vërtetojnë se cili nga të dy e goditi vajzën, cili nga të dy kishte vënë thikën e tij dhe cili nga të dy e hodhi trupin e saj të në det».

Këto ishin fjalët e babait të viktimës gjatë një interviste pas intervistës së të riut shqiptar. Babai i  Elenës deklaroi se kjo nuk ishte një punë që mund të kryhej nga një person i vetëm (pasi autorët konsiderohen bashkëpunëtorë).


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu