Connect with us

Europa

Alpinisti siguroi nënën e tij se ishte mirë dhe ra në një greminë prej 400 metrash

Published

on

Alpinisti siguroi nënën e tij se ishte mirë dhe ra në një greminë prej 400 metrash featured

Një alpinist nga Polonia ka gjetur vdekje tragjike në Mont Blank (Mali i Bardhë) të Francës. Ngjarja kishte ndodhur disa minuta pasi ai kishte siguruar nënën e tij se ishte mirë dhe se «do të kthehej së shpejti në shtëpi». Alpinisti siguroi nënën e tij se ishte mirë dhe ra në një greminë prej 400 metrash.

Njëzet e pesë vjeçari Krystian Madeja kishte biseduar me nënën e tij nëpërmjet live streaming dhe i kishte thënë se çdo gjë do të shkonte mirë.


Posted by Krystian Madeja on Sunday, February 24, 2019

«Ju urojmë ditë të mbarë. Mirupafshim mama. Po ndjek dhe ajo këtë transmetim të drejtpërdrejtë. Shiko mama, shiko peizazhin e mrekullueshëm. Nuk ke asnjë arsye të shqetësohesh. Së shpejti do të kthehem në shtëpi. Pika ku gjendemi quhet “Couloir of Death”», thotë 25 vjeaçari.

Alpinisti (Krystian Madeja) duket se kishte humbur ekuilibrin e tij teksa ndodhej në një lartësi prej 2200 metrash mbi nivelin e detit. Autoritetet deklaruan se ishte e qartë se vdekja e tij ishte shkaktuar nga një gabim njerëzor.

Përfaqësuesi i Policisë Franceze deklaroi se Alpinisti Polak «Bëri një gabim teknik, ekzistojnë informacione që po hetohen mbi një sërë problemesh teknike në ekuipazhin e tij.

Ajo që përkeqëson ndjenjën e tragjedisë në lidhje me vdekjen e Krystian Madeja-s, është se ai gjendej aty bashkë me katër alpinistë të tjerë, të cilët nuk ishin të lidhur me njëri tjetrin. Kjo është një procedurë e domosdoshme në kushte të tilla. Domethënë Alpinisti kishte shkelur çdo protokoll sigurie.

Alpinisti siguroi nënën e tij se ishte mirë dhe ra në një greminë prej 400 metrash post 2


Më të lexuarat