Connect with us

Bota

Amerikanët duan të ndërtojnë murin kufitar me paratë e El Chapos

Published

on

Amerikanët duan të ndërtojnë murin kufitar me paratë e El Chapos featured1

Joakeim El Chapo Guzman u shpall fajtor për 10 akuza. Midis tyre, pjesëmarrja në aktivitet kriminal. Si kreu i kartelit të Sinaloas ai po përballet me dënimin maksimal të burgimit të përjetshëm. Në të njëjtën kohë, Prokurorët federalë po përshpejtojnë procesin gjyqësor mbi sekuestrimin e pasurisë që ai ka përfituar nga trafiku i lëndëve narkotike.

Sipas rrjetit meditativ CNN: «vlera monetare e kësaj pasurie arrin shifrën e 14 miljardë dollarëve».

Pas dënimit të djeshëm të El Chapo-s, Senatori Republikan Ted Cruz ka përsëritur kërkesën e tij që paratë e konfiskuara nga pasuria e El Chapos të disponohen për ndërtimin e murit në kufirin territorial me Meksikën


Amerikanët duan të ndërtojnë murin kufitar me paratë e El Chapos post image Ted Cruz

Prokuroria e SHBA-së po kërkon 14 miljardë $ nga përfitimet e trafikut të lëndëve narkotike, por dhe prona personale të El Chapo-s. Kjo pasuri do të disponohet për financimin e murit, ka shkruar në Twitter Senatori republikan.

Ai tha: «ka ardhur momenti të kaloj ligjin tim për El Chapon. I bëj thirrje gjithë kolegëve të mi që të marrin masa të menjëhershme mbi këtë projektligj të rëndësishëm». Senatori Cruz kishte paraqitur këtë projektligj gjatë muajit prill të vitit 2017.

Ky projektligj parashikon mbledhjen e përfitimeve të jashtëligjshme të El Chapos për realizimin e masave të sigurisë në zonën kufitare të SHBA-së, pjesë e së cilave është edhe muri i famshëm. Në këtë projektligj përfshihen shumat që do të konfiskohen nga Guzman, por dhe rastet e ardhshme me pjesëmarrjen e ish bashkëpunëtorëve të tij. Senatori Amerikan kishte paraqitur këtë projektligj gjatë muajit të kaluar.

Amerikanët planifikonin që mbas arrestimit të El Chapos, të konfiskohej dhe pasuria e tij për tu disponuar si fond në ndërtimin e murit në kufi me Meksikën

Gjatë asaj periudhe ai kishte deklaruar se: «Me konfiskimin e pasurive të El Chapos dhe disa baronëve të tjerë të trafikut të drogës, ne mund të kompensojmë koston financiare për sigurinë e kufijve tanë. Në këtë mënyrë ne do të realizojmë dhe premtimet që i kemi dhënë popullit Amerikan gjatë periudhës pro zgjedhore».

Ky projektligj duhet të firmoset nga Presidenti Donald Trump deri pasnesër në mbrëmje në orën 23:59 (me orën e Uashingtonit). Projektligji përmban shpërndarjen e një fondi prej 1,375 miljardë $ për ndërtimin e murit kufitar. Ky mur ka një gjatësi prej 88.5 kilometrash dhe projektohet të ndërtohet në kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën.



Shuma që është propozuar nga marrëveshja ndërpartiake është shumë më e vogël nga ajo që kishte kërkuar Presidenti Amerikan, një shumë e cila kapte shifrën e 5,7 miljardë $.

Ndërtimi i murit kufitar ishte një premtim në fushatën zgjedhore të vitit 2016, premtim i dhënë nga Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara. Mos harrojmë që dhe qëndrimi i tij politik ishte që kjo shumë financiare të mbulohej nga Meksika

Presidenti i Shteteve të Bashkuara pretendon se ndërtimi i murit kufitar është i domosdoshëm për parandalimin e kriminalitetit dhe emigracionit ilegal në SHBA.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat