Connect with us

Bota

Aplikacioni që lejon burrat të përgjojnë gratë e tyre

Published

on

Aplikacioni që lejon burrat të përgjojnë gratë e tyre featured

Një aplikacion elektronik qeveritar i Arabisë saudite, u jep mundësinë burrave të përgjojnë dhe kontrollojnë udhëtimet që realizojnë gratë dhe të afërmet e tyre. Ky aplikacion bën të mundur lokalizimin e një personi vetëm me klikimin e një butoni. Sipas aktivistëve Amerikanë ky aplikacion duhet të anulohet dhe të tërhiqet nga dyqanet virtuale të kompanive Google dhe Apple.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut theksuan se kompanitë gjigande të teknologjisë lejojnë abuzimin ndaj grave dhe vajzave të reja në Mbretërinë konservative të  Riadit. Ata thanë se ky aplikacion cënon rëndë të drejtat themelore të njeriut dhe se duhet të tërhiqet urgjentisht nga qarkullimi.

Aplikacioni në fjalë, i cili quhet Absher, është krijuar nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite dhe mund të instalohet falas. Ky program u lejon meshkujve të lajmërohen në çdo moment se ku ndodhen gratë apo motrat e tyre. U jep meshkujve të drejtën t’ju ndalojnë femrave çdo lëvizje, sipas oreksit të tyre. Madje ata lajmërohen me SMS nëse pasaporta e gruas së tyre është përdorur, dhe se ku është përdorur.



Ky aplikacion disponohet në dyqanet elektronike të Google dhe Apple, në gjuhën Arabe.

Aplikacioni që lejon burrat të përgjojnë gratë e tyre është vërtet i frikshëm

Rothna Begum, një eksperte e të drejtave të njeriut tha se pjesë e programimit të këtij aplikacioni është «diskriminimi ndaj grave».

Ajo më tej ka shtuar duke thënë se: «kontrolli total me të cilin një burrë mund të lehtësohet në përgjimet e tij.

Ky aplikacion bën jetën e meshkujve shumë të lehtë duke transformuar jetën e femrës në një kafaz të vërtetë». Kompanitë Apple dhe Google nuk kanë lëshuar asnjë koment në lidhje me këtë çështje.

Drejtori i përgjithshëm i Apple, Tim Cook, deklaroi se ai nuk kishte dijeni për ekzistencën e një aplikacioni të tillë, por premtoi se do ta merrej me çështjen.

Gratë e Arabisë Saudite duhet të marrin leje nga një mashkull për të punuar, martuar ose për të udhëtuar, duke u bazuar në mentalitetin ultra-konservativ. Një mentalitet të cilin organizatat e të drejtave të njeriut e konsiderojnë totalisht abuziv.

Senatori Amerikan, Ron Wyden u ka bërë thirrje publike kompanive Google dhe Apple për të nxjerrë këtë nga qarkullimi aplikacion. Ai ka nënvizuar në statusin e tij (Twitter) se kjo teknologji promovon «praktika abuzive ndaj grave».

Përfaqësuesja e organizatës për të drejtat e gruas në Lindjen e mesme  (Equality Now), dyshon se kompanitë nuk do të marrin asnjë masë. Ajo kishte deklaruar se: «pushteti dhe paraja e kanë fjalën tani, pa ekzistuar asnjë kujdes për të drejtat e njeriut». Ajo më tej ka thënë se shpresonte të merreshin masa për këtë çështje por nuk ndihej aspak optimiste.



Më të lexuarat