Connect with us

Amerika e Jugut

Argjentinë: Arrestohet Pediatri i cili trafikonte material pornografik me protagonistë minorenë

Published

on

Arrestohet Pediatri i cili trafikonte material pornografik me minorenë
Spitali Garrahan i cili ndodhet në Buenos Aires.

Një pediatër, i cili punonte në një spital të njohur të Argjentinës, është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke qarkulluar material pornografik me minorenë. Lajmi u komunikua nga Ministria e Sigurisë së Argjentinës, Patricia Bullrich.

«Për të bërë të mundur zbulimin e këtij aktiviteti kriminal duhej të zhvilloheshin një sërë zbulimesh falë teknologjisë së përparuar, e cila mbronte këto të dhëna nëpërmjet sistemeve digjitale të sigurisë», deklaroi ministrja.

Autoritete e Argjentinës bashkëpunuan ngushtë me FBI-në për të realizuar zhvillimin e suksesshëm të këtij informacioni që gjatë të së cilit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme materiali filmik dhe 5 armë të ndryshme.

Mjeku në fjalë ishte një ndër drejtuesit e një klinike pediatrike  të spitalit shtetëror  “Garraham”, i cili ndodhet në Buenos Aires. Kjo klinikë është një ndër më të famshmet në Amerikën Latine. Gjatë hetimeve paraprake janë gjetur rreth 150 video me material filmik në të cilin protagonistët ishin minorenë të moshave nën 18 vjeç.

Disa nga këto video mendohet se janë xhiruar në ambientet  e spitalit të lartpërmendur por sipas ministres një gjë e tillë nuk është vërtetuar akoma.

Më të lexuarat