Connect with us

Bota

Arinjtë polarë terrorizojnë zonat e banuara të Rusisë

Published

on

Arinjtë polarë terrorizojnë zonat e banuara të Rusisë featured

Tmerrin e vërtetë kanë përjetuar banorët e Rrethit Arktik në Rusi kur panë plot 52 arinj të tillë në zonën ku ata banonin, duke kërkuar për ushqim. Kjo ngjarje kishte detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Banorët ishin mbyllur në shtëpitë e tyre por mesa duket as aty nuk ishin të sigurtë pasi arinjtë e uritur hynin dhe në banesat e tyre duke kërkuar për ushqim. Bëhet fjalë për zonën Novaya Zemlya në të cilën banojnë mbi 3000 banorë.



Që nga muaji dhjetor, 52 Arinjtë Polarë vizitojnë rregullisht atë zonë, madje shpesh herë duke kërcënuar banorët me egërsinë e tyre. Gjithmonë sipas dëshmive të banorëve, të cilët mesa duket i ka gjetur belaja.

Banorët ndihen të tmerruar nga prania e arinjve polarë në qytetin e tyre

«Banorët nuk munden të dalin nga shtëpitë e tyre pasi kanë frikë», tha për mediat një përfaqësues i autoriteteve lokale. Ai shtoi se: «Prindërit kanë frikë të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë».

Këta arinj, në shumë raste kanë sulmuar dhe banorët , përveç kësaj kanë bërë shumë dëme në godinat që vizitojnë rregullisht duke kërkuar ushqim. Gjithmonë mbeten në zonë 6 me 10 arinj të cilët patrullojnë rregullisht pasi e konsiderojnë tashmë si shtëpinë e tyre.



Përveç rrezikut, autoritetet kishin paralajmëruar banorët të mos lëndonin asnjë nga këto arinj, pasi ishin specie e rrallë që rrezikon të zhduket. Moska ka refuzuar kërkesën e banorëve për neutralizimin e disave prej tyre. Autoritetet kanë dërguar menjëherë një grup ekspertësh për të informuar banorët. Ekspertët u kanë treguar masat që duheshin marrë për ti penguar ata.

Këta arinj tashmë janë mësuar me njerëzit dhe nuk shqetësohen as nga patrullimet e përditshme të autoriteteve bashkë me qentë e tyre.

Vërehet se ngrohja globale ka ndikuar mbi arinjtë polarë për shkak të akullit që shkrihet. Në këtë mënyrë, arinjtë polarë detyrohen të kalojmë më shumë kohë në këto zona duke kërkuar të ushqehen.


Më të lexuarat