Connect with us

Amerika e Veriut

Arratisen 78 të burgosur nga një burg i Haitit

Published

on

Arratisen 78 të burgosur nga një burg i Haitit featured

Sipas informacioneve të fundit, 78 të burgosur kanë arritur të shijojnë ajrin e bukur të lirisë. Ata ishin arratisur nga një burg i cili ndodhet në qytetin Aquin.

Arratisjen masive e ka konfirmuar Përfaqësuesi i policisë. Ai ka nënvizuar se ka filluar një hetim i gjerë mbi rrethanat dhe kushtet që ishte kryer kjo arratisje spektakolare.

Sipas dëshmitarëve okularë, në momentin e arratisjes aty pranë po zhvillohej një protestë kundër presidentit të Haitit. Situata që ishte krijuar kishte punuar në favor të burgosurve, të cilët kishin arritur të dalin jashtë mureve rrethuese të burgut.


Arratisen 78 të burgosur nga një burg i Haitit post

Kjo arratisje masive ndodh pikërisht në momentin që Haiti po zhytet në një krizë politike. Disa mijëra protestues po protestojnë prej 6 ditësh në kryeqytet por dhe në periferitë përreth. Shpesh herë këto protesta bëhen të dhunshme pasi ata kërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e presidentit Jovenel Moïse .

Kushtet në burgjet e Haitit janë të vështira, pasi aty mbizotërojnë probleme serioze si: «mungesa e higjienës, e ushqimit, dhe trajtimit mjekësor».

Procedurat në administrimin e drejtësisë ishin pjesërisht dhe shkaku për krijimin e kësaj situate. Një raport, i cili ishte organizuar nga një organizatë lokale zbuloi se ¾ e 11,839 të burgosurve, prisnin akoma gjykimin e çështjes së tyre. Ju bëjmë të ditur se disa prej tyre ndodheshin në pritje për më shumë se një dekadë.


Më të lexuarat