Connect with us

Europa

Arrestohen 2 Shqiptarët e arratisur nga Burgu grek

Published

on

Arrestohen 2 Shqiptarët e arratisur nga Burgu grek

Dy të arratisurit Shqiptarë kanë rënë përsëri në duart e Policisë greke. Bëhet fjalë për dy të rinjtë që kishin arritur të thyenin masat e sigurisë gjatë ditëve të vitit të ri në burgun Korydallos.

Ata janë arrestuar pardje në zonën e Atikës gjatë një operacioni policor ku merrnin pjesë dhe forcat EKAM. Forcat EKAM janë ekuivalentët e Renea-s shqiptare.


Arrestohen 2 Shqiptarët e  arratisur nga Burgu grekpost

Ju rikujtojmë se dy të rinjtë ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje. Ata kishin arritur të presin kangjellat e qelisë së tyre nga ku kishin dalë në oborr dhe pastaj duke përdorur disa rripa çantash kishin kapërcyer murin rrethues. E gjithë kjo ngjarje kinematografike kishte ndodhur nën hundën e gardianëve dhe sistemeve të monitorimit.

Për këtë çështje ishte urdhëruar dhe një hetim i posaçëm nga Ministria e drejtësisë. Punonjësit e burgjeve kishin reaguar ashpër për shkak të kësaj kërkese.

Sipas informacionit nga rrjeti televiziv Grek ANT1 ështe bërë e mundur kapja dhe ndalimi i dy të arratisurve. Kjo ndodhi gjatë një operacioni të Policisë greke ku merrnin pjesë dhe trupat speciale EKAM.

Dy të rinjtë nuk kishin arritur të reagojnë pasi ky operacion ishte i befasishëm. Policia kishte informacione mbi vendndodhjen e tyre. Ata fshiheshin në bodrumin e një ndërtese të braktisur në zonën e Mati-t në Atikë. Bëhet fjalë për zonën e cila ishte djegur nga zjarret pak kohë më parë.


Më të lexuarat