Connect with us

Greqi

Arrestohen 3 Shqiptarë me gjysëm kile kokainë në Selanik

Published

on

Arrestohen 3 Shqiptarë me gjysëm kile kokainë në Selanik

Gjysëm kile kokainë kishin përgatitur për të shtyrë në treg 3 të rinj nga Shqipëria. Ata janë zbuluar dhe arrestuar gjatë një aksioni policor në zonën lindore të Selanikut. Bëhet fjalë për tre Shqiptarë të moshave 24, 30 dhe 43 vjeç. Kundër tyre është formuar një çështje penale dhe janë shoqëruar në hetuesi për tu marrë në pyetje nga organet kompetente të Selanikut. Personat ishin arrestuar në zonën e quajtur “25 Martiou”.

Me sa duket, Policia e Verias kishte informacion mbi aktivitetin e të rinjve dhe gjatë një operacioni kishte arritur ti ndalonte. Ky aksion policor ishte zhvilluar gjatë mbrëmjes të së martës.

Me sa duket ata ishin nën vëzhgim të plotë pasi janë kapur në momentin që të tre ishin bashkë,  dhe mbanin me vete një ambalazh i cili përmbante 533 gramë kokainë të pastër.

Kjo sasi kokaine ishte sekuestruar dhe pas një kontrolli që ishin zhvilluar në dy shtëpi, të cilat ishin në pronësinë e  43 vjeçarit. Gjithashtu, ishin gjetur dhe sasi nga disa drogëra të tjera. Gjithashtu, në banesat e kontrolluara është zbuluar hashash, pilula dhe një shumë të hollash prej 24,180 €, të cilat ishin të fshehura në një mobilje.



Më të lexuarat