Connect with us

Shqipëria

Arrestohen 4 persona në lidhje me grabitjen në aeroportin e Rinasit

Published

on

Arrestohen 4 persona në lidhje me grabitjen në aeroportin e Rinasit
Avjoni i linjës që u grabit

Autoritetet Shqiptare kanë kryer deri tani 4 arrestime dhe kanë marrë në pyetje mbi 40 persona të tjerë. Kjo ka ndodhur pas grabitjes me armë në aeroportin e Rinasit në një aeroplan të Austrian Airlines.

Pesë grabitësit, të cilët ishin veshur me uniforma ushtarake kishin arritur të hynin në hapësirën ku gjendej aeroplani i Austrian Airlines, gjatë orës që punonjësit po ngarkonin disa thasë me para. Kjo shumë parash kishte si destinacion Vjenën.

Pasi kishin kërcënuar punonjësit, ata kishin rrëmbyer thasët me para, i kishin ngarkuar në fugonin e tyre dhe ishin zhdukur në drejtim të paditur.

Një zjarrfikës kishte kuptuar se ç’po ndodhte dhe kishte lajmëruar policinë, e cila kishte mbërritur në vendngjarje dhe pas një shkëmbim zjarri ishte vrarë njëri prej pjesëtarëve të kësaj bande. Pjesa tjetër e bandës, e cila kishte arritur të largohej, kishte braktisur automjetin në një zonë të periferisë dhe e kishin djegur për të zhdukur gjurmët e tyre. Në vazhdim ishin larguar me një automjet të dytë.

Sipas autoriteteve shuma e parave të grabitura është 2.5 milion euro

Sipas autoriteteve lokale, janë grabitur 2.5 milion euro, por mediat lokale kanë transmetuar se kjo shumë është të paktën 5 herë më e madhe. Sipas informacioneve, këto para ishin në pronësi të disa kompanive në fushën e siguracioneve. Kompani që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Policia ka deklaruar se kishte arritur të zbulonte dhe fugonin me armatime.

Përfaqësuesi i linjës, Austrian Airlines, Tanja Gruber deklaroi se nuk kishte rrezikuar asnjeri dhe se transportimet e parave drejt Vjenës , do të ndërpriten. Është hera e tretë, gjatë viteve të fundit që kryhen grabitje në aeroportin e Rinasit.

Në qershor të vitit 2017, tre persona kishin hyrë në ambientet e aeroportit dhe kishin grabitur një automjet që transportonte para. Gjatë kësaj grabitje, autorët kishin arritur të largohen me 1 milion euro në kartëmonedha.

Gjatë muajit shkurt të vitit 2017, persona të armatosur kishin ndaluar një tjetër automjet (të blinduar), i cili transportonte para dhe kishin arritur të grabisnin një shumë prej 3.500.000 euro.


Më të lexuarat