Connect with us

Greqi

Arrestohen Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi që ngrenë flamurin Shqiptar në Thesproti.

Published

on

Arrestohen Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi

Sot është bërë i ditur nga mediat e huaja dhe ato Shqiptare Lajmi ku shfaqen Aktivistët e AK duke ngrirë një flamur Shqiptar në zonën e Thesprotisë. Dy persona të cilët janë Arrestuar nga forca të shumta Të Policisë Greke. Natyrisht pasi i kanë rrethuar bashkë me familjet e tyre sikur të ishin terroristë internacionalë. Kurse për dy persona të tjerë është bërë e ditur se janë shpallur në Kërkim.

Shqiperia

Po të bëni një Kërkim të thjeshtë ne web do kuptoni që është bërë nami tashmë në Greqi. Të tëra mediat online njëra pas tjetrës i quajnë autorët Ekstremistë. As më pak dhe as më Shumë domethënë por Kaçifa me Kallash e me dylbi na qenka Hero Populli. Por,  aktivistët e AK me një flamur në dorë pa kërcënuar apo keq trajtuar asnjeri na qenkan fiks “Ekstremistë”. Gjithmonë sipas llogjikës moderne Greke të kohëve të fundit.

Përmendin vazhdimisht termin “Ekstremist” për një ngjarje që nuk ka patur asnjë lloj arme apo të shtëne

Dhe absolutisht asnjë lloj konfrontimi fizik dhe pa asnjë viktimë. Pra Grekët që Vetë shpallen Heronj duke hapur zjarr mbi Policinë e Shtetit Shqipëtar. Dhe jo në luftë por në rrugët e Shqipërisë gjatë një dite feste. Ju bëni fjalë për Ekstremizëm? Kjo Natyrisht që është diçka absurde pasi që të quhet një akt ekstremist mungojnë disa veti. Si për shembull vetë Ekstremizmi , Terrori ose Kërcënimi Publik etj.

Në këtë rast nuk është përdorur asnjë forme Dhune apo akti që përbën rrezik për shoqërinë civile.

Nëse këtë akt do ta kryente një Minoritar në Dropull ata do ta quanin Hero Modern. Akoma dhe nëse ai do të ndodhej aty i armatosur duke qëlluar njerëz të pafajshëm. Ose akoma më keq Duke hapur zjarr mbi Forcat e rendit. Grekët prapë Hero do ta shpallnin. Madje me Bust dhe emër rruge. Këtu nxorët Hero Aristotel Gumën sepse pësoi Aksident Automobilistik e jo më një Grek që ka ves të mbjelli nga një flamur Grek kudo nëpër Shqipëri aty ku ja pret mëndja më mirë.

Zotërinj Grekë! Në akt Reciprociteti për stabilitetin dhe paqen në Rajon ju bëjmë thirrje ti Lironi këta të rinj që në fund të fundit skanë bërë asgjë të keqe. Asnjë krim !

Domethënë Shqiptarët skanë të drejta njerëzore?

Përderisa një Minoritar qenka e drejta e tij supreme të ngrejë jo një por 500 flamuj Grek nëpër Shqipërinë e jugut. Gjë që sipas jush parashikohet nga Te drejtat e njeriut. Akoma dhe nëse ai mban kallash dhe qëllon mbi Policinë! Përse nuk paska të drejtë dhe Shqiptari të festojë me flamurin e tij. Pikërisht meqë konventat e të drejtave të njeriut na takojnë dhe ne Shqiptareve! Dhe na japin po të njëjtat të drejta të barabarta me ju.

Ju si shtet Evropian pro të drejtave të njeriut pse ju shqetëson një Flamur Shqiptar. I cili ngrihet nga Shtetas Shqiptarë në Greqi ashtu siç ngrihen kudo nga Grekët në mërgim?? Domethënë ju Shqiptarët nuk i konsideroni njerëz me të drejta?

Dhe pyetja ime më kryesore është:

Ju keni një ligj lufte në fuqi që nga Lufta e dytë Botërore. Që atëherë kur sulmuat popullsinë e pa armatosur Çame me ushtri. Një ligj lufte që i prodhon të gjitha këto fenomene pseudo Patriotizmi që në thelb nuk janë asgjë më tepër veçse shkëndija që përdoren si lojëra fishekzjarrë nga Fashizmi që promovon ekstremizmin kundër popullit fqinj . Të cilat eksportohen në vendin tonë si fenomene në formën “Kacifas Hero” .

Po pse dreqin se hiqni këtë ligj lufte përderisa ne nuk jemi në luftë? Dhe ju nuk keni asnjë leverdi kështu se gjithë këtë lojë e gjithë këtë zhurmë agimi i artë po e bën. Pasi kërkon të shtojë dhe popullaritetin e tij brenda në Greqi me këto kolpa. Niveli i agimit t arte ky është, ose do shpërndajë fasule dhe patate me shkëmbim votën ose do bëjë tamam këtë që po bën tani.

Gjoja na shikoni neve se jemi patriotë kurse këta në qeveri janë tradhtarë. Rrezoni këta dhe na jepni neve pushtetin. Ata e dërguan Kaçifën si mish për top. Jo se do çlironte Kaçifa gjysmën e Shqipërisë vetëm tek pullë. Por që të kishte viktimë për të përgatitur terrenin për skenarin e tyre. Jo për të na e fututur neve por me ju e kanë! Neve thjesht na duan në show për te plotësuar skenarin që tju dali filmi i plotë sipas skenarit.

Më të lexuarat