Connect with us

Mbretëria e bashkuar

Arrestohen dy persona me drones afër aeroportit Gatwick.

Published

on

Arrestohen dy persona me drones afër aeroportit Gatwick y

Arrestohen dy persona pasi po fluturonin drones afër aeroportit të Londrës. Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë modelin e dronit duke u bazuar në përshkrimet e dëshmitarëve okularë.

Policia e Sussex-it ka kryer të paktën dy arrestime ditën e premte gjatë natës për çështjen e dronëve. Të cilët për tre ditë me radhë shkaktuan kaos në aeroportin Gatwick të Londrës.

sipas gazetës Telegraph Autoritetet Britanike kanë përpiluar një listë me skenarë të cilët lidhen me aktivitetin e dronëve. Autorët drejtonin dronin duke e fluturuar atë rreth ndërtesës së aeroportit. Dhe në të njëjtën kohë duke ndezur dritat e pajisjes.

Arrestohen dy persona me drones afër aeroportit Gatwick 3

Aeroporti Gatwick u rihap të premten në mëngjes pas më shumë se 36 orësh vonesë. Por pasdite kishte përsëri një ndalim të shkurtër. Ju rikujtojmë se aeroporti i dytë më i madh i Britanisë së madhe mbeti i mbyllur nga mbrëmja e së mërkurës.

Pas identifikimit të dy Dronëve që fluturonin në zonë. Duke shkaktuar në këtë menyrë ndërprerjen e fluturimeve për 6 orë që nga ora 9 e darkës. Aeroporti arriti të hapes përsëri për një kohë prej 45 minutash. Por përsëri u detyrua të ndërpresë fluturimet rreth orës 3:45 mbas mesnatës.

Pak para orës 10:00 të ditës së enjte Aeroporti Gatwick nëpërmjet rrjetit social Twitter ka lajmëruar se: Fluturimet ndodhen akoma të pezulluara. Duke njoftuar në këtë mënyrë pasagjerët të mos nxitojnë për në aeroport para se të informohen nga linjat e tyre ajrore mbi fluturimet.

Droni i fundit që është parë atë ditë ishte rreth orës 14:15 të drekës. Aeroporti ka ri-funksionuar me shumë probleme dhe vonesa gjatë ditës të cilat u shkaktuan pikërisht nga kjo situatë.

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report