Arrestohet avokati i famshëm Grek, Alexandros Lykourezos, në kuadër të operacionit «Mafja e burgjeve»

Sipas informacioneve të fundit është arrestuar avokati i njohur grek, Alexandros Lykourezos. Për ju që nuk e njihni ky është avokati që kishte premtuar të dërgonte Shqipërinë në Gjykatën Evropiane për neutralizimin e ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas. Mos harrojnë se Kacifas në Greqi konsiderohet hero, madje i kanë dhënë motrës së tij dhe tituj nderi për sakrificën (sipas Grekëve) që ai bëri duke dhënë jetën e tij për atdheun e tij në tokën imagjinare të Vorjo Epirit.

Arrestimi i tij është realizuar në kuadër të një përgjimi nga shërbimet sekrete greke pas disa përgjimeve në burgjet greke. Autoritetet Greke kishin pak kohë që përgjonin një rrjet kriminal të cilin e kishte quajtur «Mafja e burgjeve». Këta persona ishin individë të cilët ndodhen nën arrest dhe mbahen në qendrën e burgut Korydallos (pjesa dërrmuese e tyre). Shumica e këtyre personave, ose të paktën kokat kryesore janë shqiptarë.

Likurezos u arrestua pas një memorandumi bombë i cili përmbante dhe emra politikanësh. Ky memorandum ishte dhe fakti bazë që autoritetet përdorën për të kryer shoqërimin i cili më pas u konvertua në arrestim, për shkak të fakteve shtesë që ishin zbuluar nga hetuesi i posaqëm, Eftichis Nikolopulos.

Bashkë me Likurezin është arrestuar dhe kolegu i tij, Theodhoros Panagopulos, i cili është arrestuar për të njëjtën çështje. Gjithsej janë arrestuar tre avokatë për këtë temë (mafja e burgjeve). Akuzat ndaj tyre janë të rënda dhe rrezikojnë dënimin me burg. Faktikisht, akuzohen për pjesëmarrje në bandë kriminale.

Në këtë çështje është përmendur dhe emri i avokatit të vrarë nga një shtetas shqiptar

Ndër të tjera është dëgjuar dhe emri i një avokati, i cili ishte ekzekutuar pak kohë më parë nga një vrasës me pagesë. Vrasësi i tij ishte një shtetas shqiptar i cili kishte kryer porosinë kundrejt një pagese. Ky person ësthë arrestuar dhe pritet të gjykohet nga Gjykatat Greke.

Në këtë çështje implikohet dhe emri i shqiptarit të vrarë pak kohë më parë nga shtetas shqiptarë në burgun Korydallos. Thuhet se ai ishte vrarë për arsye se kishte folur. Gjithashtu, sipas hetimeve nga organet kompetente dëgjohet se shqiptari që u vra kishte marrë një shumë prej 50.000€ për të heshtur por ai nuk kishte vepruar në këtë mënyrë. Supozohet se pikërisht për këtë arsye ishte ekzekutuar, për ti mbyllur gojën një herë e përgjithmonë.

Avokati i Alexandros Lykourezos, Thrasivulos Kontaksis deklaroi se ky arrestin ishte në kundërshtim me çdo parim dhe i pa justifikueshëm. Ai ka denoncuar se procedurat e kryera kundër klientit të tij janë të papranueshme pasi nuk bëhet fjalë për një person të panjohur por për një fytyrë publike me adresë publike të njohur nga të gjithë.

Sipas tij ky arrestim mund të ketë lidhje dhe me sajesa politike të cilat shërbejnë interesa të caktuara. Një ndër emrat e implikuar në këtë çështje ka luajtur rol kyç në një skandal ekonomik.

Aleksandros Likurezos akuzohet për pjesëmarrje aktive në rrjetin kriminal që autoritetet dhe mediat Greke e kanë quajtur: «Mafja e burgjeve». Ky rrjet kriminal bënte ligjin në burgjet greke dhe përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë.


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu