Connect with us

Bota

Arrestohet dhëndëri sepse ngacmoi kamerieren

Published

on

Arrestohet dhëndëri në dasëm sepse ngacmoi kamerieren featured

Mund të ndodhej në dasmën e tij por mesa duket mendjen nuk e kishte tek gruaja q po merrte për nuse, por tek kamerierja.

Tridhjetë e një vjeçari Matthew Aimers nga Pensilvania e SHBA-së, jo vetëm që kishte ngacmuar seksualisht një kamariere por kishte bërë dhe shamatë. Megjithatë, në fund kishte përfunduar duke u larguar nga dasma e tij me pranga në duar.



Sipas informacioneve, personi në fjalë kishe ngacmuar egërsisht adoleshenten, duke i kërkuar të dilnin pak jashtë dhe të  putheshin. Kamerierja kishte refuzuar ofertën e tij por me sa duket, ai nuk ishte kishte bërë asnjë hap mbrapa.

Në një moment e sipër ai e kishte ndjekur vajzën në banjot e sallës dhe kishte aty kishte filluar ta fërkonte dhe ta ngacmonte në mënyrë të drejtpërdrejtë. Madje, ai ishte ç’veshur para saj.

Vajza kishte arritur ti shpëtonte nga duart por atij i kishin hipur nervat. Dhëndëri ishte kthyer në dasmë pranë të ftuarve dhe kishte filluar të përleshej me të ta duke i goditur me grushte, pa asnjë arsye.

Pasi kishte dalë situata komplet jashtë kontrollit aty kishte vajtur dhe Policia, e cila e kishte arrestuar 31 vjeçarin. Tashmë kundër tij janë ngritur disa akuza për poshtërim dhe sulm kundër personit, madje kishte sulmuar dhe Policët. Akoma mbetet e pa qartë nëse dasma u anulua apo jo, por mesa duket faktet flasin vetë.


Më të lexuarat