Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Arrestohet Michael Avenatti, avokati që përfaqësonte Stormy Daniels në gjyqin kundër Donald Trumpit

Published

on

Arrestohet Michael Avenatti, avokati që përfaqësonte Stormy Daniels në gjyqin kundër Donald Trumpit

Dyzet e tetë vjeçari, Michael Avenatti, është arrestuar në Nju Jork për shkak se kishte tentuar të santazhonte kompaninë Nike për ti marrë një shumë prej 20 milionë dollarësh. Ai kishte kërcënuar kompaninë se do të publikonte informacione të cilat do ti shkaktonin një dëm të pallogaritshëm gjigandit sportiv. Sipas denoncimit kundër tij, ai kërkonte nga kompania Nike «shumën prej 1.5 milionë dollarësh për llogari të një personi që ai pretendonte se përfaqësonte».

Michael Avenatti dhe një bashkëpunëtor i tij, ishin takuar me avokatët e kompanisë Nike me datë 19 mars për këtë çështje. Identiteti i bashkëpunëtorit të tij nuk është bërë publik nga FBI-ja.

Një ditë më pas, gjatë një takimi me këta avokatë, Avenatti kishte thënë se: «nëse nuk përmbusheshin kërkesat e klientit të tij. Ai do të shkaktonte një dëm prej 10 miliard dollarësh në aksionet e kompanisë Nike». Në këmbim të heshtjes së tij, ai kërkonte një shumë prej 20 milion dollarësh.

Sipas agjentëve të FBI-së, avokati nga Kalifornia kërcënonte se: «do të jepte një konferencë për shtypin në prag të shpalljes së rezultateve të tremujorit të kompanisë Nike. Në të njëjtën kohë dhe fillimit të turneut të Basketbollit të universiteteve. Gjatë kësaj konference ai do të akuzonte punonjësit e kompanisë Nike për përvetësim parash.

Michael Avenatti kishte deklaruar do të zbulonte skandalin gjatë një konference për shtypin

Një orë para se të komunikohej arrestimi i tij, ai kishte deklaruar në Twitter se kishte programuar një konferencë shtypi të nesërmen në mëngjes. Në këtë konferencë ai do të zbulonte një skandal kolosal që kishte të bënte me Basketbollin universitar. Sipas tij, prapa këtij skandali fshihej vetë kompania Nike.

«Kjo sjellje kriminale ndikon në pozitën e kompanisë Nike në nivelet e saj më të larta. Madje, në këtë listë përfshihen disa nga emrat më të mëdhenj të kampionatit Universitar të basketbollit», kishte thënë ai.

Avenatti ishte arrestuar në kuadër të një tjetër denoncimi, i cili kishte të bënte me sjellje të pahijshme financiare në Kaliforni, aty ku jeton.

Sipas raportit të Prokurorit Federal të Los Angeles-it, avokati akuzohet se ka keqpërdorur paratë e një klientit të tij për të paguar shpenzimet dhe borxhet e tij. Me këto para ai paguante dhe shpenzimet për zyrën dhe një kompleks lokalesh që kishte në pronësi.

Gjithashtu, dyshohet se ai ka marrë kredi bankare në mënyrë ilegale, duke falsifikuar dokumente të ndryshme. Dyshohet se ai kishte falsifikuar dhe të dhënat e tij tatimore. Stormy Daniels, kishte zëvendësuar
pak kohë më parë Avenattin me një tjetër përfaqësues ligjor.

Ajo kishe shprehur keqardhjen e saj por nuk ishte tronditur aspak për arrestimin e tij. Ajo kishte deklaruar se kishte një vit që kishte ndërruar avokat pasi kishte konstatuar se: «Avenatti i ishte sjellur në mënyrë të pandershme».


Më të lexuarat