Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Arrestohet një agjente Kineze në Mar-a-Lago, vendpushimi i Donald Trump-it në Florida

Published

on

Arrestohet një agjente Kineze në Mar-a-Lago, vendpushimi i Donald Trump-it në Florida

Autoritetet Amerikane ishin vënë në gjendje alarmi në kompleksin Mar-a-Lago në Florida, i cili është në pronësi të Presidentit Amerikan, Donald Trump. Agjentes Kineze i ishin sekuestruar dhe dy celularë, një lap top dhe një USB plot me programe keqbërëse.

Yujing Zhang, nga Republika e Kinës, fillimisht kishte thënë se donte të shkonte në pishinën e klubit privat për të kaluar nga hyrja. Këto fakte janë konfirmuar nga dokumentet gjyqësore të kësaj çështje, të cilat janë publikuar para pak ditëve nga autoritetet e SHBA-së.

Duka përfituar nga fakti se në listën e të ftuarve kishte një tjetër femër me të njëjtin emër, e cila kishte të drejtë të përdorte pishinën. Gjithashtu ajo  kishte përfituar prej barrierës së gjuhës. Agjentja kishte arritur të kalonte pikën e parë të kontrollit. Më pas ajo kishte lëvizur me një karrocë golfi drejt hyrjes së kompleksit.

 Sapo kishte arritur aty, kishte deklaruar se ishte e ftuar në një ngjarje që kishte lidhje me një organizatë miqësore amerikane në OKB. Personi që ndodhej në hyrje nuk kishte gjetur asnjë rezervim të tillë që të vërtetonte programimin e një ngjarje të tillë. Ai menjëherë kishte thërritur shërbimin sekret, i cili është përgjegjës për sigurinë e Presidentit Amerikan, Donald Trump.

Donald Trump gjendej në kompleks gjatë kësaj ngjarje

Theksohet se Presidenti Amerikan gjendej brenda në kompleks gjatë momenteve që  kishte ndodhur ky incident.

Agjentët që e kishin marrë në pyetje dhe kishin hetuar sendet e saj personale, kishin konstatuar se ajo mbante me vete 4 celularë, një lap top, një disk të fortë dhe një USB plot e përplot me programe malware.

Ajo ishte arrestuar dhe ishte akuzuar për dëshmi të rreme dhe tentativë ndërhyrje në një zonë të ruajtur. Kjo femër nuk kishte mundur kurrë ti afrohet Presidentit Amerikan, i cili po luante golf në një tjetër vendndodhje në klubin e  tij.

Sipas gazetës Miami Herald, Yujing Zhang mund të ishte ftuar në të vërtetë, por në një tjetër event që do të zhvillohej gjatë së njëjtës ditë në këtë klub. Kjo festë organizohej nga Lee Cindy Yang.

Bëhet fjalë për ish pronaren e studios së masazhit, e cila ishte gjendur në zemër të skandalit për çështje prostitucioni, në të cilën përfshihej Robert Craft. Ky person është Presidenti i skuadrës New England Patriots të futbollit amerikan.


Më të lexuarat