Connect with us

Azia

Arrestohet një turist Rus në aeroportin e Indonezisë pasi po përpiqej të kalonte ilegalisht në Rusi me një orangutang në valixhe

Published

on

Arrestohet një turist Rus në aeroportin e Indonezisë pasi po përpiqej të kalonte ilegalisht në Rusi me një orangutang në valixhe

Njëzet e shtatë vjeçari Andrei Zetkov ishte arrestuar gjatë kontrollit të sigurisë para se të hipte në aeroplan për në Rusi. Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje, mbrëmjen e së premtes. Policia kishte zbuluar në valixhen e tij një orangutang mashkull rreth 2 vjeç. Ai e kishte droguar kafshën për t’ju shmangur vëmendjes së autoriteteve. Kafsha gjendej në një kafaz të ndërtuar me kallame. Gjithashtu, në çantën e tij ishin zbuluar dhe pesë hardhuca të cilat i përkisnin një specie të rrallë.

«Besojmë se ai kishte dhënë disa pilula që shërbenin kundër alergjive, këto pilula kishin vënë kafshën në gjumë. Gjetëm disa pilula të tilla në valixhen e tij», deklaroi përfaqësuesi i shërbimit për mbrojtjen e natyrës në ishullin Bali.

«Turisti Rus me sa duket ishte i përgatitur sikur mbante një fëmijë, pasi me vete kishte dhe qumësht për fëmijë dhe disa batanije», shtoi ai.

Turisti Rus rrezikon të përballet me 5 vite burg dhe një gjobë prej 7000$ për trafikim të kafshëve të rralla. Ai kishte dëshmuar pranë autoriteteve se këtë kafshë ai e donte ta mbante si një kafshë shtëpiake në Rusi. Më tej ai kishte deklaruar se këtë kafshë ja kishte bërë dhuratë një miku i tij, i cili ishte i kombësisë Ruse. Personi që ja kishte dhuruar,  e kishte blerë kafshën në një treg të Indonezisë rreth 3000 dollarë. Ky treg ndodhej në ishullin Java.

Orangutangët janë një specie nën zhdukje për shkak të gjuetisë ilegale dhe trafikut të tij. Kjo kafshë sulmohet shpesh dhe nga banorët e zonave ku gjendet pasi konsiderohet një kafshë e egër. Shumë nga këta banorë e konsiderojnë këtë kafshë “të dhunshme”. Sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, vetëm 100,ooo orangutangë ekzistojnë në gjithë botën.


Më të lexuarat