Connect with us

Azia

Arrestohet sërish Carlos Ghosn, Ish Presidenti i kompanisë Nissan

Published

on

Arrestohet sërish Carlos Ghosn, Ish Presidenti i kompanisë Nissan

Arrestohet sërish Ish Presidenti i kompanisë Nissan-it, Carlos Ghosn. Këtë arrestim, ekspertët ligjorë e konsiderojnë si një lëvizje të jashtëzakonshme për Japoninë, për sa i përket dikujt që është liruar me garanci. Ky lajm ka shënuar një akoma plagë në rënjen e imazhit të Ish Presidentit të kompanisë Nissan.

Prokurorët e Tokios pretendojnë se: «Carlos Ghosn ka shkaktuar një dëm prej 5 milion dollarësh në arkat e kësaj kompanie gjatë një periudhe 2 vjeçare, deri në muajin korrik të vitit 2018». Sipas tyre ai ka shkelur kompetencat e tij karshi kompanisë me qëllim pasurimin e tij.

Agjencia e lajmeve Kyodo ka transmetuar lajmin se: «Në këto dëme përfshihet dhe transferimi i disa shumave nëpërmjet një përfaqësuesi tregtar n Oman, në llogarinë e një kompanie e cila i përkiste Carlos Ghosn-it». Megjithatë, agjencia nuk kishte zbuluar burimin e këtij informacioni.

« Jam i pafajshëm, e pranoj. Kërkoj nga qeveria Franceze të më përkrahë, dhe të mbrojë të drejtat e mija si qytetar», deklaroi Gosn. Ish presidenti i kompanisë Nissan, Carlos Ghosn, ka tre nënshtetësi të tjera, ato janë nënshtetësia Franceze, Libaneze dhe ajo Braziliane.

Ai ka kërkuar ndihmë nga Franca gjatë një interviste për kanalet franceze, TF1 dhe LCI. Kjo intervistë ishte transmetuar sot por nuk ishte bërë e qartë se kur kishte qenë filmuar kjo intervistë.

Carlos Ghosn deklaroi se ishte arrestuar në mënyrë arbitrare

Në një deklaratë nëpërmjet përfaqësuesit të tij nga Amerika, ai deklaroi se arrestimi i tij është «ekstravagant dhe arbitrar». Sipas tij kjo ishte një tentativë për të ulur figurën e tij, një tentativë e planifikuar nga disa pjesëtarë të kësaj kompanie. Emrat e tyre nuk i kishte përmendur gjatë kësaj interviste.

«Përse të më arrestojnë… Vetëm në qoftë se duan të më gjunjëzojnë por nuk do t’ja arrijnë qëllimit të tyre», kishte thënë ai gjatë kësaj interviste.

Avokatët e tij kanë deklaruar se: «Autoritetet kanë sekuestruar pasaportën dhe celularin e gruas së tij dhe kishin shkruar se ishin prova materiale për përgatitjen e gjyqit kundër tij». Asnjeri nuk kishte dhënë shpjegime në lidhje me këtë çështje nga Prokuroria e Tokyo-s.

Sot kishin vizituar shtëpinë e tij mbi 10 zyrtarë të prokurorisë duke kërkuar ta merrnin në pyetje, sipas rrjetit NHK. Pak më vonë, mediat Japoneze kishin transmetuar se ishte transferuar përsëri në qendrën e burgimit ku kishte kaluar 108 ditët e para pas arrestimit të tij në Nëntor. Kompania Nissan ka deklaruar se nuk mund të lëshojë asnjë koment mbi vendimet e gjykatës.

Dëshironte të thoshte të vërtetën në një konferencë shtypi

Arrestimi i tij ishte kryer dy ditë pasi kishte premtuar se do të dilte dhe të realizonte një konferencë për shtypin, me datë 11 Prill. Sipas tij do ta bënte këtë për të thënë të vërtetën për akuzat që janë ngritur kundër tij.

«Pas burgosjes time në mënyrë të padrejtë, shpresa ime më e madhe është të kam një gjykim të drejtë», kishte shtuar ai në deklaratën që kishte dërguar me email.

«Ishte e programuar të tregoja historinë time në media, në një konferencë për shtypin, e cila do të realizohej gjatë javës së ardhshme. Me arrestimin tim të tanishëm, prokurorët më kanë mohuar këtë shans, tani për tani. Jam i bindur se do të shkëlqejë e vërteta. Besoj thellë se do të kem një gjykim të drejtë dhe do të shfajësohem».

Carlos Ghosn përballet me akuza për sjellje të keqe dhe mosbesim financiar pasi konsiderohet se ai nuk kishte deklaruar rreth 82 milion dollarë nga rroga e tij. Më tej ai ishte akuzuar se kishte transferuar humbjet e tij në fletoret e kompanisë Nissan, gjatë periudhës së krizës financiare.

Ish ekzekutivi i lartë ishte liruar pas një garancie prej 9 milion dollarësh në Mars. Ai deklaron se është viktimë e një komploti në bordin e drejtorëve.

Avokatët deklarojnë se ky arrestim, ka për qëllim dëmtimin e imazhit të tij

Avokati i tij kryesor ka deklaruar se arrestimi i tij ka për qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Ai kishte paralajmëruar se do të publikonte deklaratat e tij publike të incizuara. Flasim për konferencën e shtypit që kishte planifikuar të realizonte me datë 11 Prill.

Sipas legjislacionit Japonez, Prokurorët kanë të drejtën ta mbajnë rreth 22 ditë përpara se të ngrihen akuzat kundër tij ose në të kundërt duhet të lirohet. Arrestim i tij mund të krijojë mundësinë e marrjes në pyetje pa prezencën e avokatëve, siç është zakon në Japoni.

Këto procese kishin tërhequr vëmendjen e vendeve perëndimore, duke nxjerrë në skenë sistemin gjyqësor të Japonisë, të cilën kritikët e quajnë «drejtësia e pengmarrjes». Vendimet ndëshkuese të kësaj gjykate arrijnë në 99% të rasteve.

«Nuk është normale që dikush të arrestohet përsëri një muaj pasi është lënë i lirë me garanci. Në të shumtën e rasteve, arrestimi i ri realizohet pas përfundimit të garancisë», deklaroi Nobuo Gohara, avokat nga zyra Gohara Compliance and Law Office. «Arrestimet e shpeshta, lënë të nënkuptohet se prokurori ka frikë se po i zvogëlohen shanset për të dhënë dënimin e dëshiruar».


Më të lexuarat