Connect with us

Bota

Arrestohet xhihadisti që kishte planifikuar të sulmonte shtëpinë e bardhë

Published

on

Arrestohet xhihadisti që kishte planifikuar të sulmonte shtëpinë e bardhë

Një 21 vjeçar është arrestuar në «Georgia», në SHBA-në juglindore, pasi tentoi të blinte eksplozivë dhe një raketë antitank me qëllim për të ndërmarrë një sulm ndaj Shtëpisë së bardhë. Lajmin e ka bërë publik një prokuror Gjeorgjian pas një hetimi 1 vjeçar nga prokuroria Amerikane.

Ky hetim kishte filluar pas disa informacioneve që kishte marrë Policia federale nga një anëtar i komunitetit Kaming, i cili rrëfente se i dyshuari ishte radikalizuar.



Sipas organit të akuzës, «Hashir Tahib-i», i cili jetonte në «Kaming» të SHBA-së, kishte tentuar të rekrutonte persona për të sulmuar «Shtëpinë e bardhë» dhe disa objekte të tjera të cilat ndodhen në qytetin e Uashingtonit. Sulmet do ti realizonte në emër të Xhihadit.

Donte të vdiste në emër të Allahut

Fillimisht i akuzuari donte të udhëtonte në vendet që ishin nën kontrollin e «Shtetit islamik», në Siri dhe Irak. Ai donte të bëhej martir (të vdiste në emër të Xhihadit), sipas informacioneve të FBI-së. Ky plan nuk i vajti mbarë pasi ai kishte  humbur pasaportën e tij, prandaj konsideronte më të arsyeshme të realizonte goditje në SHBA.

I akuzuari, me datë 7 dhjetor ishte takuar me agjentin sekret i cili i kishte treguar atij skicën e krahut perëndimor të «Shtëpisë së bardhë», pikërisht zona ku gjendet zyra e presidentit.

Gjatë javëve në vijim ai i kishte treguar se çfarë armatimi do ti nevojitej, duke udhëzuar si të bliheshin ato. Qëllimi i tij ishte që ky sulm të realizohej me datë 17 Janar nga tre persona.

Tre protagonistët u takuan më parë në një parking, ku mori dhe armët (të cilat më parë ishin neutralizuar), dhe menjëherë në vazhdim ishte kryer dhe arrestimi i tij në flagrancë. Prokurori garantoi se asnjë nga objektivat e tij nuk rrezikonte në realitet.

Në një rast të veçantë, një 49 vjeçar shtetas Amerikan ishte arrestuar në Klivland të Ohajos nën akuzën se po përgatiste një sulm i cili do të realizohej me datë 4 korrik. Kjo datë, është dhe festa e pavarësisë së SHBA-së. «Demetrius Nathaniel Pitts» ose (Abdur Raheem Rafeeq), ishte përbetuar për Al-kaidën sipas Ministrisë së drejtësisë.


Më të lexuarat