Connect with us

Itali

Arrihet kompromisi midis Italisë dhe komisjonit europjan për çështjen e buxhetit

Published

on

Arrihet kompromisi midis Italisë dhe komisjonit europjan për buxhetin Italjan.

“Kemi punuar me intensitet për tju shmangur sanksjoneve deklaroi Koka e qeverisë Italjane”!

Qeveria Italjane dhe Brukseli më në fund kanë rënë dakord me një zgjidhje e cila është konsideruar e arsyeshme nga të dyja palët.

Italia dhe komisjoni Europjan ranë dakord më në fund mbi çështjen e buxhetit-

Buxheti parashikon një deficit buxhetor 2,04% të PBB-së dhe një normë zhvillimi prej 1% për 2019 tën kundrejt atij fillestar prej 1,5% .

Kontra dhe tensjonet ndërmjet Qeverisë Italjane dhe Autoriteteve europjane kishin filluar në fillim të tetorit. Pikërisht gjatë prezantimit të draftit buxhetor që parashikonte deficitin në 2,4% të PBB-së. Domethënë shumë më i lartë se niveli që kishte rënë dakord qeveria e mëparshme i cili ishte 0,8.

Ditën e djelë qeveria italjane pranoi të rishikonte uljen e objektivave të saj duke shkurtuar 4 miljon EURO. Kjo ishte e domosdoshme për tju shmangur proçedurave mbi shkeljen e rregullave fiskale! Kursimet do të arrihen në dy masa kryesore. Reformën e pensjoneve të cilën e dëshiron dhe Lega. Si dhe të garantimi i të ardhurve të ulëta për frymë që dëshiron lëvizja e 5 yjeve!

Versjoni i ri i projektbuxhetit sapo të miratohet nga Komisjoni europjan do të dërgohet për shqyrtim në senatin italjan për të kryer miratimin final.

Kryemnistri Italjan “Giuseppe Conte” në ndërhyrjen e toj në senatin e Romës komentoi marrëveshjen duke deklaruar. <<Ne shmangëm proçesin e sanksjoneve por nuk kemi dhënë akoma llogari për përmbajtjen e buxhetit>>!

<<Me përkrahjen e zëvëndës presidentëve të qeverisë dhe të ministrit të ekonomisë Xhovani Tria. Ndërhyra për t’ju gjetur filli djalogut në  mënyrë që të mos goditet fushtata e reformave>> shtoi zoti Konte.

<<Kemi punuar me vendosmëri dhe intensitet të madh per tju shmangur proçesit të imponimit të sanksjoneve >> nënvizoi kreu i qeverisë italjane!

Ndryshimet mbi të cilat të dyja palët ranë dakord gjatë negocjatave në komisjonin Europjan . Do të përfshihen në projektligjin e buxhetit që do të miratohet nga senati i Romës gjatë ditëve të ardhshme!

Dhe më në fund është konfirmuar se dificiti publik i vendit gjatë vitit të ardhshëm do të arrijë shifrën 2,04% të PBB. Por jo 2,4% siç ishte vëndosur fillimisht nga qeveria e Giuseppe Conte’s.

“Valdis Dombrovskis”: Kjo nuk është zgjidhja ideale!

Arritjen e marrëveshjes e ka komunikuar zëvëndës presidenti i komijonit “Valdis Dombrovskis”.

Italia dhe komisjoni Europjan ranë dakord më në fund mbi çështjen e buxhetit-

Valdis Dombrovskis

<<Marrëveshja parashikon një shkurtim prej 10,25 miljard eurosh deri diku për shkak të transferimit të zbatimit të dy reformave të rendësishme të qeverisë italjane. Pikërisht reformës së pensjoneve dhe të ardhurave për frymë, pikërisht të të ardhurave minimale për frymë të shtresave të varfëra >> citoi zoti Domprovskis!

Kjo zgjidhje <<nuk është ideale, por lejon shmangien e një procedurë të deficitit të tepruar në këtë fazë,>> shtoi ai.

Marrëveshja e arritur parashikon një deficit buxhetor prej 2.04% të PBB-së – kundrejt 2.4% fillimisht – me rritje që pritet të arrijë në 1% në 2019 krahasuar me 1.5% më parë.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report