Connect with us

Amerika e Jugut

Arrin në 134 numri i të vdekurve në Minas Gerais

Published

on

Arrin në 134 numri i të vdekurve në Minas Gerais

Bilanci i viktimave nga shembja e një dige në zonën e Minas Gerais të Brazilit është ngritur nga 121 në 134 persona të vdekur. Kjo shifër është konfirmuar dhe nga autoritetet Braziliane.

Mbas ditës së 11 të kërkimeve, zjarrfikësit e shtetit të vogël të Minas Gerais kanë deklaruar se  199 persona të tjerë mbeten të humbur. Gjithashtu ata thanë se vetëm 120 nga 134 viktimat e zbuluara është arritur të identifikohen.



Pardje ishin ndërprerë kërkimet për disa orë për shkak të stuhisë që kishte goditur zonën, por helikopterët kishin filluar sërish fluturimet mbi zonën e dëmtuar dje në mesditë.

Një përfaqësues shtypi i zjarrfikësve kishte pranuar se shumë nga kufomat të cilat ishin të mbuluara nga balta,  nuk do të zbuloheshin kurrë.

Një pjesë e viktimave në Brumadinho nuk do të gjenden kurrë

«Mbas një pike, për shkak të dekompozimit të viktimave do të jetë e pamundur gjendja e kufomave. Megjithatë, deri në këtë moment zjarrfikësit po kryejnë kërkime . të cilat do të vazhdohen , akoma dhe nëse do na duhet të rrimë aty muaj të tërë», ka thënë ai.

Autoritetet Braziliane kanë gjobitur kolosin metalurgjik Vale SA me një shumë prej 250 milion eurosh. Kjo shumë parash do të disponohet në formë dëmshpërblimi për familjet e viktimave.

Gjykata ka dhënë urdhër për bllokimin e kësaj shume nga llogaritë bankare të kompanisë Vale SA.

Vihet re se shteti i vogël i Minas Gerais nuk e ka marrë veten akoma nga një aksident i cili kishte ndodhur pak kohë më parë, gjatë muajit nëntor të vitit 2015. Në këtë tragjedi kishin humbur jetën e tyre rreth 19 persona, duke lënë pas dhe një katastrofë mjedisore të paparë.

Drejtori i përgjithshëm i Vale SA kishte thënë se diga ishte inspektuar me datë 10 janar dhe ishte gjetur «e qëndrueshme». Megjithatë, një profesor i universitetit t Brazilisë, inxhinier i specializuar në ndërtimin e digave kishte thënë se kjo tragjedi ishte e paralajmëruar.


Më të lexuarat