Connect with us

Amerika e Jugut

Arrin në 48 numri i të vdekurve në Brazil

Published

on


Arrin në 48 numri i të vdekurve në tragjedinë e Brazilit. e cila ishte shkaktuar nga shembja e një dige në afërsi të një miniere në qytetin «Brumadinho». Sipas shërbimeve të shpëtimit mbeten dhe 276 njerëz të cilët janë deklaruar të zhdukur.



Në të njëjtën kohë raportohet nga organet se vetëm 48 persona janë identifikuar, ndërsa kërkimet vazhdohen akoma.

Arsyeja e kësaj tragjedie ishte shembja e një dige gjatë së premtes së kaluar. Si rezultat i kësaj shembje ishte krijuar një valë gjigande prej uji dhe balte.

Kjo dallgë kishte vërshuar në gjithë zonën e «Brumadinho-s», në të cilën jetojnë rreth 39.000 banorë. Arsyeja e shembjes së digës mbetet akoma e panjohur.

Autoritetet druhen se numri i të vdekurve do të jetë mbi 300.

Dje në orët e para të mëngjesit janë arrestuar 3 punonjës dhe dy inxhinierë të kompanisë «Vale». Ndërkohë, numri i të vdekurve pritet të rritet nga momenti në moment.


Më të lexuarat