Artisti I njohur grek “TUS” nxjerr këngë për Alket Rizain-

Artisti I njohur grek “TUS” nxjerr këngë për Alket Rizain. Një këngë që  duke patur parasysh sa Shqiptarë ndodhen emigrantë në shtetin fqinj pritet të bëhet Hit në Greqi. Kënga është Hip hop dhe madje është nga atë këngë që mund ta dëgjoni shumë herë radhazi “Repeat” dhe të vazhdoj tju pëlqejë.

Artisti i famshëm dhe tepër i dashur për publikun Grek “TUS” ka lansuar një këngë që titullohet <<Alket Rizai>>.

Artisti Grek “TUS” lanson këngë Hit për Alket Rizain

Theksojmë se Alket Rizai ishte i vetmi i burgosur që u arratis 2 herë nga burgu me Helikopterr. Një lajm që pati bërë bujë të madhe jo vetëm nga plani i paparë. I cili hodhi në erë çdo sistem sigurie akoma dhe në burgun më të sigurtë të Greqisë. Por dhe personat që shoqërohej gjatë arratisjes të cilët konsiderohen koka e mafjes Greke me pjesëmarrje në krimet më të bujshme në shtetin fqinj.

Biografia e shkurtër e “TUS”

Ka lindur në PargëPrevezës ! Ku dhe kaloi vitet e adoleshencës së tij deri në moshën 20 vjeçare . Gjatë gjithë këtij harku kohor ai prodhonte këngë të cilat i kompozonte, i orkestronte vetë dhe i publikonte ato në sajtin e tij. Në këtë mënyrë propozimet nga artistë të mëdhenj Hip hop-i nuk vonuan shumë .Ishin pikërisht bandat më të suksesshme të cilat mbretëronin në Natën e Athinës.Përmendim këtu emra si “Master Tempo” : “Imiskupria”: “Stereo Mike”: “Shaya”etj etj…. Emri i vërtetë i “TUS” është <<Kristos Tusis>>

Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu