Connect with us

Sport

Atletja e gjimnastikës ritmike, Samanta Cerio, thyen të dyja këmbët gjatë ushtrimeve në lojërat rajonale

Published

on

Atletja e gjimnastikës ritmike, Samanta Cerio, thyen të dyja këmbët gjatë ushtrimeve në lojërat rajonale

Një atlete e gjimnastikës ritmike ka pësuar një aksident shokues, i cili ka shënuar dhe fundin e karrierës së saj në fushën e sportit. Aksidenti kishte ndodhur gjatë lojërave rajonale në Baton Rouge të Luizianës gjatë fundjavës së kaluar.

Bëhet fjalë për Samanta Cerio nga Universiteti i Obern-it.  E cila kishte thyer të dija këmbët e saj teksa po realizonte koreografinë e saj. Ngjarja ka ndodhur në transmetim të drejtpërdrejtë në Shtetet e Bashkuara. Ajo po tentonte një ushtrim tepër të vështirë, i cili nuk kishte vajtur aspak mirë.

Debuti i saj përmbante kthesa të shpeshta dhe salto në ajër por ulja e saj ishte bërë në mënyrë të parehatshme. Kjo i kishte shkaktuar asaj humbjen e kontrollit dhe si pasojë kishte thyer të dyja këmbët.

Spekatorët kishin mbetur të shtangur, teksa ndiqnin sportisten që vuante nga dhimbjet e tmerrshme. Mjekët kishin vrapuar menjëherë për të ndihmuar sportisten, e cila ishte plagosur rëndë.

Pak më vonë, Samanta Cerio kishte deklaruar për fansat e saj në Instagram se: «karriera e saj si sportiste kishte marrë fund, për shkak të plagosjes së saj». Ajo nuk do të mundet kurrë më të angazhohet me këtë sport.

«Pas 18 vitesh po i braktis në një cep pajisjet e mija. Nuk mund të isha më krenare për personin që më bëri gjimnastika ritmike. Midis të tjerash më mësoi zellin, përulësinë dhe përkushtimin», tha ajo.

Sportistja deklaroi se nuk dorëzohet, pasi pas disa muajsh ajo do të marrë diplomën e saj në fushën e aeronautikës dhe ka një ofertë serioze për punë nga kompania BOEING.


Më të lexuarat