Connect with us

Oqeania

Autori i masakrës në Zelandën e re synonte të vazhdonte sulmet nëse nuk ndalohej nga Policia

Published

on

Autori i masakrës në Zelandën e re synonte të vazhdonte sulmet featured

Autori i masakrës në Zelandën e re synonte të vazhdonte sulmet nëse nuk ndalohej nga Policia. Ajo tha se: «Autori po lëvizte, në makinën e tij gjendeshin dhe dy automatikë të tjerë dhe jam e sigurtë se plani i tij ishte të vazhdonte sulmet e tij». Këtë deklaratë ajo e kishte bërë gjatë një konference për gazetarët në Christchurch të Zelandës së Re. Ajo kishte konfirmuar se «midis të vdekurve ka dhe fëmijë të vegjël».

Autori i dy sulmeve në xhamitë e qytetit Christchurch, i cili ekzekutoi me gjakftohtësi të plotë të paktën 49 myslimanë është 28 vjeçari Brendon Tarrand. Ai ishte dërguar përpara gjykatës gjatë ditës së sotme dhe kundër tij janë ngritur disa akuza, ndër to dhe akuza për vrasje me paramendim.

I lidhur me pranga dhe i veshur me një këmishë të bardhë (kostumi i të burgosurit), ish gjimnasti dhe aktivisti i të djathtës ekstreme dëgjonte me apatinë të plotë akuzat kundër tij.

Ai nuk ka bërë asnjë kërkesë për tu lënë i lirë me garanci dhe do të qëndrojë në burg deri në seancën e ardhshme, e cila do të realizohet me datë 5 prill. Drejtori i Policisë ka deklaruar se kundër tij do të ngrihen dhe akuza të tjera. Këtë lajm e ka konfirmuar dhe Kryeministrja e Zelandës së Re gjatë konferencës së saj.


Më të lexuarat