Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Autoritetet Amerikane parandaluan sulmin terrorist nga militanti i shtetit islamik

Published

on

Autoritetet Amerikane parandaluan sulmin terrorist nga militanti i shtetit islamik

Ministria e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se autoritetet amerikane kanë arrestuar një person në Maryland. Ky individ, mesa duket kishte planifikuar të drejtonte një automjet të vjedhur në një turmë njerëzish, në trotuarin e kompleksit tregtar National Harbor.

Një sulm, për të cilin autori ishte motivuar nga Shteti Islamik. Nuk janë transmetuar ende detaje të hollësishme mbi këtë çështje.

Zyra e Ministrisë së Drejtësisë në Maryland deklaroi se kishin ngritur akuza ndaj 28 vjeçarit Rondell Henry, nga Germantown. Fillimisht ai ishte akuzuar për transport inter-shtetëror të një automjeti të vjedhur.

Qeveria ka kërkuar nga Gjykata Federale burgosjen e tij të menjëhershme. Pasi besohet se qëllimet e tij ishin të lidhura ngushtë me ato të Shtetit Islamik (ISIS). Gjyqi i tij do të zhvillohet së shpejti dhe në të njëjtën kohë është urdhëruar një hetim i gjerë rreth çështjes.


Më të lexuarat