Connect with us

Europa

Autoritetet Franceze po hetojnë kryepeshkopin Italian

Published

on

Autoritetet Franceze po hetojnë kryepeshkopin Italian featured

I dërguari i Vatikanit, Luigi Ventura, gjendet nën hetim nga autoritetet franceze pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një zyrtari. Sipas informacioneve të dhëna në CNN nga burimet e hetuesisë gjatë ditës së premte, hulumtimi kundër priftit kishte filluar me datë 24 janar nga Prokuroria e Parisit.

Shtatëdhjetë e katër vjeçari Ventura shërben në Francë që nga viti 2009 si diplomat i Papa Françeskut.


Autoritetet Franceze po hetojnë kryepeshkopin Italian image

Ambasada e Vatikanit në Paris ka deklaruar se nuk synon të japë asnjë informacion mbi rastin e klerikut për sa kohë çështja ndodhet nën hetim e sipër.

Ky rast vjen pas një viti të mbushur me skandale dhe zbulime të frikshme mbi kishën katolike, pasi kanë dalë në dritë disa informacione që kanë të bëjnë me abuzime dhe tentativa mbulimi.

Denoncimet për “abuzim seksual” nga klerikë kanë qenë të shumta gjatë vitit 2019 ndërsa në SHBA po zhvillohet një hetim federal mbi këtë fenomen. Gjatë muajit janar, Papa Françesku kishte vënë në shënjestrën e tij peshkopët e Shteteve të Bashkuara. Ai i kishte kritikuar ata për mënyrën që kishin trajtuar këtë çështje, duke nënvizuar se besueshmëria  kishës është dëmtuar.


Më të lexuarat