Connect with us

Bota

Autoritetet ruse lirojnë pornostaren Nastya Rybka

Published

on

Autoritet ruse lirojnë pornostaren Nastya Rybka

Bjellorusja, «Anastasia Vashukevich»,  e cila njihej me pseudonimin «Nastia Rybka» dhe deklaronte «manekene», bashkë me bashkshortin e saj «Alex Kirilov», i cili njihet me pseudonimin «Alex Leslie» janë lënë sot të lirë nga autoritetet Ruse.

Me kushtin e paraqitjes në rajon gjatë një periudhe të caktuar. Vendimin e gjykatës e ka bërë të njohur për publikun avokatja e saj, «Svetllana Sintorkina»,  e cila ka nënvizuar se ata vazhdojnë të konsiderohen akoma si të dyshuar.



Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, ndaj tyre ishin ngritur një sërë akuzash penale. Denoncimin e kishin bërë dy femra nga Kazakistani, njëra nga të cilat ishte dhe shoqe e saj. Dy femrat, kishin akuzuar qiftin se i kishin shtyrë të ushtronin prostitucion për dy vite me radhë.

Qifti ishte kundërpërgjigjur duke mohuar akuzat por Mbas kundërshtimit të tyre, Prokuroria kishte urdhëruar hetimin e shtëpisë së tyre, si dhe shtëpitë e të afërmve të tyre.



Në kuadër të kësaj çështje penale, Anastasia Vashukevich, Alex Kirilov dhe dy persona të tjerë ishin arrestuar në aeroportin e Moskës. Pikërisht gjatë mbërritjes nga depërtimi që u ishte kryer nga autoritetet Tajlandeze.

Nastya Rybka bashkë me bashkshortin e saj organizonin orgji në Tajlandë

Ata ndodheshin aty të burgosur nën akuzën se realizonin seminare mbi «Zhvillimin seksual» pa patur lejen e duhur dhe pa lejen ligjore për ushtrim profesioni në atë shtet.

Me datë 15 janar të këtij viti ata kishin pranuar fajësinë e tyre në gjykatën e Tajlandës, ndërsa ajo i kishte caktuar dënim me burgim të pezulluar dhe gjobë.

Anastasia Vashukevich fillimisht rrezikonte një dënim disa vjeçar por përfundimisht gjykata kishte dënuar me gjobë atë dhe nëntë të akuzuarit e tjerë që ishim me të.

Mbas kësaj autoritetet Tajlandeze e kishin hipur në një avion tregtar të kompanisë «Aeroflot», bashkë me të akuzuarit e tjerë, dhe i kishte depërtuar për në Moskë.

Megjithatë ështja e saj kishte marrë kthesë të çudithshme pasi përflitej se ajo u gjend në Tajlandë mbas përfshirjes së saj në një skandal Politik me Oligarkun rus «Oleg Deripashka».



Ky i fundit kishte patur një bashkëpunim shumë të ngushtë me drejtorin e fushatës së Donald Trump-it gjatë një periudhe.

Ajo pretendonte se posedonte prova për implikimin e Kremlimit në zgjedhjet Amerikane të 2016-s

Në vazhdim ajo kishte premtuar se dispononte «copat e humbura të puzzlit» në lidhje me ndihmën që i kishte dhënë Kremlini, Presidentit aktual amerikan për zgjedhjen e tij në postin ku është tani. Videon mund ta shikoni më poshtë, por është në Rusisht.



Bëhet fjalë për zgjedhjet Amerikane të viti 2016, pikërisht viti kur
Donald Trump ishte zgjedhur President i SHBA-së. Zbulimet që kishte premtuar «Nastia Ribka» nuk janë publikuar kurrë.

Disa agjenci ndërkombëtare e kishin akuzuar se po sajonte këtë histori, thjesht për tu bërë e famshme

Modelja Bjelloruse ka patur dhe në të kaluarën aventura të këtij lloji me drejtësinë Ruse. Ajo kishte humbur dhe një gjyq për shpifje pasi kishte publikuar një foto ku Oligarku Rus dukej mbi jahtin e tij nën shoqërinë e një burri.

Ky person ngjante me «Sergei Eduardowitsch Prichodko», i cili gjatë asaj periudhe ishte zëvendëspresident i Qeverisë ruse.

Grupi ku bënte pjesë dhe kjo, organizonte mësime seksi në Tajlandë, nën drejtimin e të ashtë quajturit “Guru-ja i seksit”, Alexander Kirilov. Anastasia Vashukevich ishte bërë e njohur me anë të një libri që kishte publikuar, ky libër mbante titullin «Si të joshni meshkujt pasanikë».


Më të lexuarat