Connect with us

Bota

Avionët ushtarakë Izraelitë bombarduan repartet e Hamasit

Published

on

Avionët ushtarakë Izraelitë bombarduan repartet e Hamasit featured

Forcat Ajrore Izraelite kanë realizuar një sulm ndaj reparteve ushtarake të Hamasit në pjesën qëndrore të Gazës, sulmi ishte realizuar në orët e vona të mbrëmjes (5/3/2019). Ky sulm ishte zhvilluar si kundërpërgjigje për zjarrëvënjet e ditëve të fundit, të cilat ishin realizuar me përdorimin e pajisjeve të improvizuara me balona.

Sipas stacionit radiofonik Al Kunc, me seli në Gaza, zyrtarët e trupave të sigurisë kishin deklaruar se të paktën 3 raketa kishin goditur një kamp stërvitjeje.  Ministria e Shëndetësisë tha se nuk kishte të lënduar.

Avionët ushtarakë Izraelitë bombarduan repartet e Hamasit

Zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite deklaroi se disa avionë ushtarakë kishin bombarduar disa reparte ushtarake në Rripin e Gazës. Ky sulm ishte realizuar si hakmarrje pasi dhjetëra pajisje shpërthyese të instaluar në ballonë ishin dërguar në Izraelin jugor nga Palestinezët.

Sulmet e fundit Izraelite ishin zhvilluar gjatë tre ditëve të fundit, ndërkohë nuk është konfirmuar asnjë viktimë deri tani. Ky sulm ishte realizuar disa orë pas një takimi të zyrtarëve të Hamasit me një agjenci të inteligjencës Egjiptiane.

Sipas drejtuesve të Hamasit, kontaktet e fundit me Egjiptianët  zhvillohen me qëllimin për të rivendosur qetësinë në Rripin e Gazës. Gjithashtu, synojnë dhe rifillimin e procesit të pajtimit e presidentit Palestinez Mahmut Abaz me organizatën FATAH.



Më të lexuarat