Connect with us

Australia

Avokatja Australiane përfundon «skllave seksi» në Pakistan

Published

on

Avokatja Australjane përfundon «skllave seksi» në Pakistan featured

Ëndrra e një vajze nga Australia u shndërrua në ankth kur ajo u zhvendos në Pakistan për hir të burrit që dashuronte, në mënyrë që të kalonin së bashku jetën që ai i kishte premtuar.

Përfundimisht jetoi e burgosur për muaj të tërë duke u përdhunuar dhe rrahur çdo ditë, nga njeriu që dashuronte.

30 vjeçarja ka rrëfyer historinë e saj për «Daily Mail», ku shpjegonte si përfundoi duke jetuar si «skllave seksi». Kjo kishte ndodhur për shkak se besonte fjalët e të dashurit të saj, i cili i kishte premtuar se do të jetonin bashkë në vilën e tij në «Lahori».


Avokatja Australjane përfundon «skllave seksi» në Pakistan

Avokatja Australjane përfundon «skllave seksi» në Pakistan

Historia e tyre kishte filluar nga një takim i rastësishëm në Francë gjatë vitit 2013. Ajo ndodhej aty si studente e juridikut. Gjatë asaj kohe ajo kishte njohur një femër nga Pakistani me të cilën mbajti kontakt.

Dy shoqet flisnin shumë shpesh me njëra tjetrën në «skype», pasi mbas mbarimit të studimeve secila ishte kthyer në vendlindjen e saj.

Në një nga bisedat që zhvillonin dy shoqet, 30 vjeçarja Lara kishte njohur Sajad-in, i cili ishte një i afërm i shoqes së saj të ngushtë. Që nga ajo ditë kishte filluar një dashuri nëpërmjet internetit.

Ata ishin lidhur me njëri tjetrin në të tëra profilet që dispononin në mediat sociale dhe flisnin pothuajse çdo ditë, për dy vjet me radhë! Sajad-i i kishte thënë asaj se kishe mbaruar studimet për avokati, dhe se ishte njeri i pasur, pasi dispononte 5 shtëpi në «Lahori».

Personi në fjalë i kishte ngritur asaj «kurthin perfekt», pasi fliste në telefon vazhdimisht, me të afërmit e saj, duke i garantuar ata se Lara do të bënte një jetë të pasur dhe të lumtur me të.

Si filloi ky ankth i vërtetë

Gjatë vitit 2018, Sazad-i  i kishte bërë një ftesë asaj në martesën e vëllait të tij në Pakistan, dhe Lara e kishte konsideruar këtë ftesë si shans për të realizuar këtë marrëdhënje.



Kështu që me datë 23 të muajit prill, ajo kishte rrugëtuar për 18 orë të tëra, për të jetuar ato gjëra që ai i kishte premtuar.

Zhgënjimi i parë i saj kishte ardhur kur kishte parë shtëpinë e tij, e cila nuk ngjante aspak me vilë, sipas fotografive që i dërgonte asaj. Lëre që aty jetonin 20 vetë së bashku, njëri mbi tjetrin.

«Ai më tha që gjendej aty me rastin e martesës dhe unë nuk i kushtova shumë rëndësi, pasi isha e gëzuar që më në fund gjendesha pranë tij», tha ajo gjatë intervistës në “Daily Mail”.

Në fillim ai sillej siç duhej, por papritur gjithçka ndryshoi

«Çdo kuptim i dashurisë kishte humbur dhe filloi të abuzonte, Sazad-i më përdhunonte çdo ditë, madje dhe vëllai i tij kishte tentuar disa herë të bënte të njëjtën gjë. Isha “e burgosur”, nuk më ushqenin dhe më mohonin akoma edhe produktet higjienike si “pecetat sanitare”.

Sajadi e mbante të izoluar 30 vjeçaren për disa muaj me radhë, dhe mundohej vazhdimisht ta konvertonte në myslimane dhe të martohej me të. Por, pasi ajo nuk pranonte, ai e poshtëronte do ditë me metoda të ndryshme.

Ai përpiqej ta poshtëronte

«Ai më detyronte të qarkulloja e zhveshur mbas dushit. Në një rast kishte ngelur pak shampo në flokë, ai më kapi dhe më përplasi kokën në lavaman duke më quajtur injorante.

Në një rast tjetër unë volla për shkak të cilësisë së keqe të ushqimeve ndërsa ai duke u tallur më erdhi nga mbrapa dhe tentoi të më përdhunonte. Kisha vajtur në Pakistan për të jetuar si «e burgosur».


Kërkonte dashurinë dhe përfundoi «skllave seksi» post3. (2)

Mbas disa kohësh ajo kishte rritur të kontaktonte me Ambasadën e shtetit të saj, por personeli nuk kishte marrë aspak me seriozitet denoncimet mbi “abuzimin seksual”.

Ata i kishin dhënë asaj disa këshilla , një nga të cilat ishte të shkonte në Polici. Por, ajo kishte frikë të bënte një gjë të tillë, pasi ai e kishte paralajmëruar se kishte njohuri miqësore me autoritetet.

Që nga ai moment ajo filloi të planifikonte arratisjen e saj

Një pasdite ai e kishte kërcënuar se do ta vriste atë, ndërsa ajo kishte gjetur guximin dhe ishte mbyllur në dhomën e saj dhe kishte thërritur Policinë. Fillimisht, sapo kishte arritur Policia e kishte larguar atë nga Sazadi.

Por, pastaj e kishin informuar se rrezikonte të arrestohej pasi gjendej ilegalisht në atë shtet. Por pas ndërhyrjes së një mjeku i cili kishte hyrë garant për Larën, ajo ishte lënë e lirë me kushtin që të largohej nga Pakistani brenda një afati 10 ditor.

Lara nuk kishte para dhe i ishte drejtuar përsëri ambasadës së saj,  e cila nuk e kishte ndihmuar as dhe në këtë rast. Përfundimisht, problemin e saj e kishte zgjidhur një organizatë bamirësie, e cila i kishte dhënë asaj shumën që i nevojitej për kthimin e saj në vendlindje. Kështu përfundoi ankthi i saj në Pakistan.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat