Connect with us

Azia

Babai milioner ofron 300.000 $ për këdo që pranon të martohet me vajzën e tij të virgjër

Published

on

Babai milioner ofron 300.000 $ për këdo që pranon të martohet me vajzën e tij të virgjër

Babai milioner ofron 300.000 $ për këdo që pranon të martohet me vajzën e tij të virgjër. Ky person është nga Tailanda, quhet Aron Rodthkong dhe është i gatshëm të japë 300.000 dollarë. Këtë shumë ai e ka disponuar për këdo që pranon të martohet me vajzën e tij  Karnsita Rodthkong. Madje, ai ka premtuar se do ti linte këtij personi dhe trashëgiminë e tij dhe do të kalonte në emrin e tij një pjesë të bizneseve familjare që ai disponon. Ky informacion ishte konfirmuar dhe nga Daily Mail.


[rev_slider alias=”Rodthkong”][/rev_slider]

Babai milioner ka deklaruar se nuk ka asnjë përkufizim përsa i përket nacionalitetit të kandidatit për dhëndër. Ai deklaroi se kërkon dikë që do të punojë shumë dhe do të ndihmojë vajzën e tij të jetojë një jetë të lumtur. Biznesmeni kërkon një njeri serioz i cili do të merrte përsipër dhe bizneset e tij. Një njeri, i  cili do të garantojë  vazhdimin e veprës së tij (biznesit). Ai kishte përjashtuar çdo person me universitet apo të diplomuar.

Pesëdhjetë e tetë vjeçari milioner disponon një numër të konsiderueshëm parcelash me fruta. Faktikisht ky është biznesi i tij i cili i ka siguruar një jetë të pasur. Bizneset e tij shtrihen kryesisht në provincën  Chopchon e cila ndodhet në pjesën jugore të Tailandës.

Me këtë gjest, milioneri ka vendosur të marrë në duart e tij të ardhmen e të bijës dhe ai beson se kjo strategji është në interesin e saj. Vajza e tij ishte habitur kur kishte zbuluar ofertën e të atit. Ajo kishte deklaruar se ato para i donte për vete, për të kryer një operacion plastik.


Më të lexuarat