Connect with us

Europa

Babai përpihet nga orteku përpara syve të birit

Published

on


Një skiator nga Holanda ka humbur jetën e tij, pasi u rrëmbye nga një ortek ndërsa po bënte ski jashtë piste në Francën perëndimore. Ky ishte informacioni që ka transmetuar  agjencia Franceze e lajmeve duke cituar si burim ekipet e shpëtimit.


Babai përpihet nga Orteku përpara syve të birit post image

Personi në fjalë i cili ishte i moshës 50 vjeç po bënte ski me të birin e tij në momentin që është përpirë nga orteku. Ngjarja ka ndodhur përpara syve të djalit të tij.

Djali 22 vjeçar kishte arritur të zbulonte babain e ti nga dëbora që e kishte mbuluar, por në atë moment babai tij ishte pa ndjenja. Ai menjëherë kishte lajmëruar përgjegjësit e qendrës së skive.

Sipas informacioneve nga zyra e turizmit në këtë qytet, mbi 30 persona kishin vrapuar për të ndihmuar viktimën, duke përdorur dhe një helikopter SMUR por viktima nuk kishte arritur të mbijetonte.

Në këtë zonë e cila ndodhet në Alpet franceze rreziku i ortekëve është tepër i madh deri ditën e martë. Këtë paralajmërim ka lëshuar instituti meteorologjik i Francës.


Më të lexuarat