Connect with us

Gossip

Barbra Streisand del në mbrojtje të Michael Jackson-it

Published

on

Barbra Streisand del në mbrojtje të Michael Jackson-it

Barbra Streisand ishte ftuar të lëshonte komentin e saj mbi dokumentarin «Leaving Neverland» por dhe ankesat kundër M.j për abuzimin e fëmijëve. Ajo kishe theksuar se personat që e akuzojnë atë kishin kaluar shumë momente të lumtura në Neverland, afër këngëtarit të Pop-it. Ndër të tjera ajo kishte bërë dhe një koment që pritet të shkaktojë bujë, ajo kishte deklaruar publikisht se çfarëdo që tu ketë bërë «nuk i ka vrarë».

«Mund të thoni që janë abuzuar, por këto fëmijë ndiheshin shumë të lumtur që ndodheshin aty. Janë të dy të martuar dhe që të dy kanë dhe fëmijë kështu që si «nuk i vrau ata». Këtë deklaratë, aktorja e kishte bërë gjatë një interviste.

Gjatë kësaj interviste që kishte dhënë për gazetën The Times of London , këngëtarja 76 vjeçare kishte thënë se ajo besonte ato që dy burrat kishin denoncuar në këtë dokumentar. Ajo kishte theksuar se ndihet keq për të dyja palët.

«Ndihem keq për fëmijët», kishte thënë jo për dy personat që kishin denoncuar Michael  Jackson-in. «Ndihem keq dhe për atë (e kishte fjalën për Michael Jacksonin)», kishte thënë ajo. «dhe akuzoj pindërit e tyre që lejonin fëmijët e tyre të flinin bashkë me të», kishte shtuar.

Ajo më tej kishte thënë se «preferencat seksuale të tij “ishin të tijat”». «Nevojat seksuale të tij ishin çështje e tij personale dhe ndoshta mund të buronin nga mosha fëmijërore ose ADN-ja e tij».


Më të lexuarat