Connect with us

Belgjika

Bashkimi evropian jep 1.6 miljardë euro ndihmë humanitare

Published

on

Bashkimi evropian jep 1.6 miljardë euro ndihmë humanitare

Një shumë rekord e cila përbën 10% të buxhetit të ri i është kushtuar trajnimit për situatat emergjente. Kjo është shuma më e madhe e buxhetit vjetor të ndihmave humanitare prej 1.6 miliard €. Kjo shumë është miratuar nga BE për vitin 2019.

Nga konfliktet e gjata të Lindjes së mesme dhe Afrikës në rritjen e ndryshimeve klimatike, krizat humanitare po përkeqësohen por tensionet pengojnë arritjen e ndihmës tek ata që e kanë nevojë më shumë.

<<Me këtë shumë të re Bashkimi evropian mbetet një  nga sponsorët më të mëdhenj në përballimin e krizave si Somalia dhe Jemeni. Kjo ndihmë humanitare nuk mund të zgjidhi të gjitha problemet por duhet të përpiqemi duke bërë çdo gjë që është e mundur për të ndihmuar të dobëtit.

E kemi për detyrim të bëjmë detyrën tonë humane. Gjithashtu duhet të kuptojmë ndikimin dhe pasojat që këto kriza kanë mbi fëmijët, brezin e ardhshëm. Kjo është arsyeja se pse një shumë kaq e madhe, e cila arrin 10% e buxhetit të ri, po jepet për përgatitjet në situata jashtëzakonshme.


Bashkimi evropian jep 1.6 miljardë euro ndihmë humanitare POST

Kjo shumë është 15 herë më shume se shuma e dhënë gjatë vitit 2015. Për të patur mundësinë që t’ju japim këtyre fëmijëve, mjetet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë>>. Këtë deklaratë ka bërë Komisioneri për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave, zoti Kristos Stylianidis.

Pjesa më e madhe do të përfundojë në Siri

Pjesa më e madhe e këtyre ndihmave do të vejë në Siri, për tu mbuluar nevojat e refugjatëve që janë krijuar në shtetet fqinje, dhe sidomos në Jemen. Në Afrikë, ndihma e BE-së do të ndihmojë njerëzit në zonat e goditura të Sudanit të jugut, në Republikën e Afrikës qendrore.

Këtu përfshihet dhe shtrati i liqenit të Çadit, Republika demokratike e Kongos që është prekur nga epidemia e embola-s. Në kuadër të kësaj ndihme janë dhe zonat e prekura nga kriza ushqimore, një nga këto zona është rajoni i Sahelit.

Ndihma monetarë në Amerikën Latine do të ndihmojë shtresat e varfëra që goditen nga kriza e Venezuelës, e cila u krijua nga tensionet e ashpra në Kolumbi. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të kontribuojë në Afganistan duke ndihmuar popullsitë e Rohingya-s dhe Mianmar-it por dhe Bangladeshin. Ndihmat humanitare do të përqendrohen dhe tek personat që preken nga përplasjet e vazhdueshme në Ukrainë.

Për shkak të rritjes së ndikimit të ndryshimeve klimatike ky financim do të ndihmojë komunitetet vulnerabël në vendet që janë të prekura prej fatkeqësive. Kjo ndihmë monetare do të ndihmojë këto vende të jenë më të përgatitur në trajtimin e krizave të ndryshme siç janë thatësira, përmbytjet dhe ciklonet.


Më të lexuarat