Connect with us

Bota

BBC-ja braktis Bretaninë e Madhe

Published

on


Vazhdohet vala e braktisjeve nga kompanitë në Britaninë e Madhe pak para daljes së saj nga Bashkimi evropian. Akoma dhe një tjetër kompani e madhe, ka komunikuar synimin e saj për tu transferuar jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Bëhet fjalë për BBC-në e cila ka komunikuar synimin e saj për të transferuar bazën e saj në Bruksel ose në Amsterdam. Ky informacion është konfirmuar dhe nga drejtoria e përgjithshme e kësaj organizate.



Lordi Hall i Birkenhead-it deklaroi se krijimi i një zyre në Evropën kontinentale do ti jepte mundësinë transmetuesve të vazhdonin të operonin kanale në brendësi të Bashkimit Evropian.

Kanalet të cilat janë të licencuara në Mbretërinë e Bashkuar mund të transmetojnë në të gjithë Bashkimin Evropian, por ky standard mund të mos jetë më i vlefshëm mbas «Brexit».

Lordi Hall tha se shpresonte që të gjitha bizneset e BBC-së mund të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar dhe se nuk do të merrej asnjë vendim para datës 29 mars.

Kjo datë është pikërisht dita kur Britania do të braktisë Bashkimin Evropian. Ai më tej ka shtuar se: «çdo transferim i BBC-së do të përfshinte një minimum të stafit aktual».

Çdo transferim i BBC-së do të përfshijë një minimum të stafit aktual

Zoti Hall ishte pyetur dhe nga deputeti i «Partisë punëtore». Meg Hiller gjatë një seance të komitetit të llogarive publike, nëse BBC do të transferohej. Ai kishte thënë: «Belgët po na kërkojnë të shkojmë në Bruksel, disa të tjerë thonë të shkojmë në Amsterdam.

Nuk ekziston asnjë vendim mbi këtë, thjesht presim të shikojmë se çdo të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm. Ndoshta nuk do të jetë e nevojshme të transferohemi.

Shpresoj të mos jetë e nevojshme të ndërmarrim këtë vendim, pasi do të ishte shumë më mirë të vazhdonim gjithçka nga këtu».

Zoti Hall kishte deklaruar përpara komisionit: «Thjesht jemi të kujdesshëm! Kemi shumë kanale që punojnë në të gjithë Evropën, dhe këtë dëshirojmë të vazhdojmë ta bëjmë».

Besohet se licencat e transmetimit nga Mbretëria e Bashkuar mund të mos jenë më të vlefshme pas Brexit, edhe pse programi i Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të konsiderohet si Evropian. BBC-ja ka një zyrë për gazetarët e saj në Bruksel.


Më të lexuarat