Connect with us

Belgjika

Belgjika tenton të ndalojë «testin e virgjërisë»

Published

on

Belgjika tenton të ndalojë «testin e virgjërisë» featured

Certifikatat e virgjërisë janë «të panevojshme për shëndetin» dhe «nuk kanë asnjë vlerë shkencore». Këtë konkluzion ka nxjerrë Këshilli Kombëtar i Shoqatës mjekësore të Belgjikës në një artikull të botuar në faqen e tij të webit.

Ky artikull mban datën 16 shkurt ndjek një deklaratë të botuar gjatë muajit tetor të vitit 2018 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo deklaratë ishte bashkë-nënshkruar nga Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara dhe Gratë e OKB-së.


Belgjika tenton të ndalojë «testin e virgjërisë» post

Qëllimi ishte të ndaloheshin këto teste dhe certifikatat përkatëse të cilat zhvilloheshin për të konstatuar nëse gratë ishin apo jo të virgjëra para se të martoheshin. Pjesa dërrmuese e rasteve ishte për arsye të besimit fetar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nënvizuar se aplikimi i kësaj praktike është vërtetuar në disa shtete. Këto shtete janë Afganistani, Brazili, Egjipti, India, Indonezia, Irani, Iraku, Xhamajka, Jordania, Libani, Maroku, Palestina, Afrika e Jugut, Sri Lanka. Turqia, Britania dhe Zimbabve-ja.

Kërkesa për analiza të këtij lloji bëhen gjithashtu në Belgjikë, Kanada, Holandë, Spanjë dhe Suedi.

Belgjika tenton të ndalojë «testin e virgjërisë», pasi është i panevojshëm për shëndetin

Këshilli Kombëtar i Shoqatës Mjekësore Belge ka konstatuar se «testet e virgjërisë janë një praktikë mjekësore e panevojshme për shëndetin e njeriut. Një praktikë e cila nuk ka asnjë domethënie mjekësore – shkencore. Gjithashtu ata kanë theksuar se kjo praktikë mund të ketë pasoja serioze për mirëqenien e pacientit.



«Mund të përjetohen si një sulm» dhe «burim diskriminimi midis meshkujve dhe femrave», marrëdhëniet seksuale të të cilëve nuk janë subjekt i një vlerësimi të tillë. Gjithashtu, është vënë në dukje se këto teste kërkohen nga palët e treta pa marrë aspak parasysh të drejtën e privatësisë së personit.

Si rrjedhojë «Këshilli Kombëtar i Shoqatës Mjekësore ka mbështetur deklaratën e OBSH-së dhe ka vlerësuar se nuk ka asnjë kuptim të jepet certifikata e virgjërisë». Ky konkluzion doli  pasi është e pa justifikuar.

Këto kërkesa duhet të ndahen nga ekzaminimi mjeko-ligjor i viktimave të sulmeve seksuale apo dhunimit të cilat përputhen me standardet e mjekësisë-ligjore.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat