Connect with us

Azia

Beniamin Netanyahu fitoi zgjedhjet parlamentare të Izraelit

Published

on

Beniamin Netanyahu fitoi zgjedhjet parlamentare të Izraelit

Beniamin Netanyahu ka arritur të sigurojë një mandat të ri pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare të Izraelit. Fitorja e tij është e sigurtë pasi ky rezultat ishte shpallur vetëm pak orë para përfundimit të numërimit të votave.

Sipas statistikave dhe parashikimeve nga mediat Izraelite, partia Likud mbetet parti e parë dhe ka një avantazh ndaj partisë rivale.

Sipas statistikave që transmetohen nga mediat izraelite, partia Likud ka marrë 37 vende në parlament, nga një total prej 122 vendesh.

Edhe pse asnjë nga këto parti nuk ka siguruar shumicën e duhur të votave, pritet që Netanyahu të formojë qeveri koalicioni duke bashkëpunuar me disa parti të tjera të djathta dhe të djathtës ekstreme të Izraelit.

Kryeministri Netanyahu kishte falënderuar përkrahësit e tij për «fitoren historike» që i dhuruan. Kjo deklaratë ishte lëshuar gjatë përfundimit të numërimit të votave, pikërisht kur të gjitha statistikat i jepnin një avantazh të dukshëm ndaj rivalit të tij.


Më të lexuarat