Connect with us

Azia

Beniamin Netanyahu po shqyrton aneksimin e disa territoreve në Bregun Perëndimor

Published

on

Beniamin Netanyahu po shqyrton aneksimin e disa territoreve në Bregun Perëndimor

Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanyahu, deklaroi se do të aneksojë disa territoret ku gjenden disa Komunitete Hebraike. Këto komunitete ndodhen në tokat “e pushtuara” të Bregut Perëndimor. Oferta ishte e vlefshme nëse ai do të zgjidhej përsëri kryeministër në zgjedhjet e ditës së martë.

Gjatë një interviste që ka dhënë për kanalin Channel 12 News, Beniamin Netanyahu ishte pyetur se për cilën arsye nuk kishte zgjeruar akoma sovranitetin Izraelit. Bëhej fjalë për komunitetet e Bregut Perëndimor. Pikërisht siç ishte vepruar dhe në Jerusalemin Lindor dhe Kodrat e Golanit, territore të cilat ishin aneksuar në vitin 1967 gjatë luftës “6 ditore”.

«Po më pyesni nëse do të kalojmë në fazën e ardhshme? Përgjigja është po, do të vazhdojmë me fazën e ardhshme. Unë do të zgjeroj sovranitetin Izraelit», tha ai.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat